Politike

Bardhi: Kuvendi është futur në paligjshmëri

Gazment Bardhi ka folur pas përfundimit të seancës, të cilën e quajti të paligjshme pasi në më pak se 5 minuta nisi, u votua, dhe përfundoi seanca.

“Sa i përket betejës së opozitës, ne do ta vazhdojmë në Kuvend. Nuk do lejojmë punimet normale të Kuvendit. 4 minuta e 29 sekonda plenare, do të thotë që Kuvendi është futur në paligjshmëri. Në asnjë moment nuk kam deklaruar që do bllokojmë votimin, sepse hajdutët me mandat parlamentari i kanë votat për të miratuar ligjet. Ama beteja jonë është për t’iu treguar çdo qytetari që ky nuk është Parlamenti që i përfaqëson. Do ndjekim edhe hapa të tjerë institucional mbi vendosmërinë tonë”, u shpreh Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë