Ngjarje

Lufta  Botërore e Web-it – Beteja për të ardhmen e Internetit

Nga Gideon Rose/Foreign Affairs – Historia është e mbushur me utopi hamendësueshëm të humbura, dhe nuk ka klishe  më të madhe sesa ta shohësh epokën tënde si një rënie e vajtueshme nga një epokë e artë e mëparshme. Ndonjëherë, sidoqoftë, klishetë kanë të drejtë. Dhe ndërsa eksploruam të ardhmen e Internetit për këtë paketë kryesore të çështjes, u bë e qartë se kjo ishte një nga ato kohë. Duke sjellë ndër mend nga kemi ardhur prej botës digjitale dhe ku jemi drejtuar, është e vështirë të mos ndihesh, gjithnjë e më shumë, i trishtuar dhe nostalgjik.

Dekadat e fundit kanë dëshmuar rritjen e internetit të sponsorizuar nga Amerika;  i hapur për të gjithë dhe që ka ndihmuar për të lidhur  botën bashkë, duke sjellë përfitime me gamë të gjerë për miliarda njerëz. Por kjo ishte atëkohë; kushtet kanë ndryshuar.  Fuqitë e tjera të mëdha po konkurrojnë lidershipin digjital të Shteteve të Bashkuara, duke shtyrë përparësitë e tyre kombëtare.

Kërcënimet e sigurisë shfaqen dhe zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme. Platforma që ishin supozuar të zgjeroheshin dhe të pasuronin tregun e ideve janë rrëmbyer nga tallësit me adresa të rreme dhe aplikacionet  robotë  dhe janë përmbytur me keqinformim. Dhe gjithnjë e më shumë,  pushteti i vërtetë po përqendrohet në duart e pak gjigantëve privatë të teknologjisë, zgjedhjet për interes vetjak të të cilëve kanë pasoja dramatike për të gjithë botën përreth.

Çfarëdo që del nga kjo përleshje, do të jetë ndryshe nga, dhe në shumë më mënyra më e keqe se, ajo çka kemi tani. Adam Segal e pikturon mirë tablonë e madhe. “Interneti prej kohësh ka qenë projekt amerikan,” shkruan ai. “E megjithatë, sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dorëzuar lidershipin në hapësirën kibernetike Kinës.”

Çfarë do të ndodhë sikur Pekini  të vijojë ngjitjen e tij online? “Interneti do të jetë më pak global dhe më pak i hapur. Një pjesë madhore do të kishte aplikacione kineze mbi harduerë të prodhuar në Kinë. Dhe Pekini do të korrte përfitimet ekonomike, diplomatike, të sigurisë kombëtare dhe atë të inteligjencës, që njëherë rridhte drejt Uashingtonit.

Nandan Nilekani, një bashkëthemelues i Infosys, përvijon  qasjen unike të Indisë për këto çështje, e cila është e bazuar në trajtimin e “infrastrukturës digjitale si një e mirë publike dhe të dhënat si diçka, ndaj së cilës qytetarët meritojnë akses.”

Helen Dixon, komisionere e mbrojtjes së të dhënave në Irlandë, paraqet një perspektivë europiane, duke argumentuar se duke u dhënë kontroll individëve mbi të dhënat e tyre – si Regullatori i Përgjithshëm i  Mbrojtjes së të Dhënave –përpjekja  e re historike rregullatore që Europa synon të bëjë – është thelbësore për të kthyer premtimin e Internetit. Dhe  Karen Kornbluh, një politikëbërëse  veterane e  ShBA-së, përshkruan sesi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e lanë të bjerë  topin digjital dhe se çfarë mund të bëjnë për ta ngritur  sërish.

Në fund, Michèle Flournoy  dhe  Michael Sulmeyer shpjegojnë realitetet e reja të betejës kibernetike dhe Viktor Mayer-Schönberger dhe  Thomas Ramge i konsiderojnë problemet e shkaktuara nga gardhimi i të dhënave prej firmave të mëdha teknologjike dhe çfarë mund të bëhet për ta adresuar.

Një brez më pas, njerëzit në të gjithë globin do të argëtohen pa dyshim në përfitimet që ka prurë interneti. Por më mendimtarët mes tyre do të vajtojnë gjithashtu eklipsin e vizionit idealist të themeluesve dhe ëndrrën e një bote të lidhur në mënyrën që mundej – dhe duhej – të kishte qenë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë