Gazeta Si – Pas më shumë se 2 vitesh, arrestohet në Fier, Agim Gashi, 38 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Elton Javorit, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor të vitit 2023 në lagjen “16 Prilli” në Fier.
Sipas policisë, ndaj Gashit rëndon edhe një tjetër vepër penale, ajo e “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), pas një konflikti për motive të dobëta, qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës që drejtohej nga Javori, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Ndaj të ndaluarit rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shkak i ngjarjes dyshohet se ka qenë një krushqi e prishur mes dy fiseve që solli përplasje të herëpashershme mes familjeve. Përplasje këto që kulmuan me ngjarjen e rëndë të ndodhur ku mbeti i vrarë Javori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje