Futboll

Lojtarë të mëdhenj, festime golash të mërzitshme

Ka një sekret kjo Kupë Bote: Çdo lojtar i feston golat çdo herë në të njëjtën mënyrë të zakonshme.

Ronaldo duke festuar golin e tretë ndaj Spanjës në ndeshjen hapëse të botërorit
Grizman duke festuar golin e parë kundër Argjentinës

Kupa e Botës nxjerr në pah dallimet nacionaliste. Të 32 vendet luajnë në stile të ndryshme. Tifozët sjellin mënyra të ndryshme festimesh. Ndonjëherë ata madje arrijnë të bashkohen me njëri-tjetrin për të festuar.

Festimi lojtarët e Francës pas golit të katërt kundër Argjentinës nga Kilian Mbape, Foto nga David Vincent

Para përfundimit të Kupës së Botës në Rusi mes Francës dhe Kroacisë, “Wall Street Journal” shqyrtoi festimet e 161 golave të shënuar në këtë turne. Rezultatet ishin zhgënjyese, të paktën për ata që shpresonin për ndonjë gjë unike. Me sa duket, monotonia është kthyer në mode dhe shpirti krijues nuk është aktivizuar Rusi.

Ja se si çdo vend, nga Islanda deri tek Meksika apo Peruja ka zgjedhur të festojnë momentet më emocionuese në këtë Kupë Bote:

Pothuajse katër në pesë festime, ose më saktë 78%, kanë qenë festime në formën e një përqafimi në grup. Rreth 71% e golave të shënuar në këtë eveniment është festuar nga lojtarët duke shkuar në cepin efushës për t’u përqafuar. Dhe 42% e atyre lojtarëve që kanë shkuar për të festuar në këndin e fushës kanë pasur krahët e hapur sikur po fluturonin ose sikur të ishin duke u bërë gati për të përqafuar një ari të madh.

Ajo që është e habitshme në këtë uniformitet të festimeve është se kjo pjesë do duhet të ishte më krijuesja dhe individualja e futbollistëve.

Ka qenë një periudhë kur nuk ishte tabu të zbaviteshe duke festuar në Kupën e Botës. Robbie Keane i Irlandës bëri një karrierë të shkëlqyeshme sa i përket festimeve.

Robi Kin duke festuar golin me roveshatë

Ndërsa Brian Laudrup i Danimarkës, në vitin 1998, festoi në një mënyrë sikur të ishte me rroba banje në plazh.

Festimi i golit nga Brian Laudrup (Kupa e Botës 1998)

Po këto ditë çfarë e bën të bukur një festim goli? Kishte disa herë kur golashënuesit bënin kërcime. Ndonjëherë, ose më saktë 3.7% të rasteve, golashënuesi tregonte me gisht një shok skuadre në formë dedikimi. Dhe në 3.1% të rasteve, ai thjesht do të tregonte veten me gisht.

Megjithatë, në vetëm 2.5% të festimeve, duket se ka disa përpjekje për të koreografuar një festim goli. Vetëm një lojtar e hoqi fanelën në festim e sipër. Ndërsa vetëm një tjetër e vendosi bluzën mbi kokën e tij. Por asgjë nga kjo Kupë Bote nuk i afrohet festimit që bëri Brandi Chastain në Kupën e Botës për femra në vitin 1999.

Sigurisht, ka pasur disa momente të paharrueshme. Tite, trajneri i Brazilit, u u rrëzua mbrapsht, ndërsa ai ishte duke festuar një gol. Mario Mandzukiç i Kroacisë shënoi golin më të madh në historinë e vendit të tij kundër Anglisë.Por gjatë festimit një fotograf u rrëzua mbrapa në rrëmujë gjigante që u krijua aty nga lojtarët kroat.

Dhe në raste të rralla, lojtarët kanë treguar kreativitet. Mesfushori Jesse Lingard me mënyrën e tij të festimit pas golit që i shënoi Panamasë duke kërcyer, bëri një stadium të tërë të shpërthejë në të qeshur.

Isco i Spanjës i dhuroi një puthje dhe duke bërë formën e zemrës një tifozi pas golit që shënoi. Por edhe festimi aksidental i Michy Batshuai kur Belgjika shënoi kundër Anglisë mund të futet në listën e më të veçantëve të këtij kampiontai botëror.

Lojtarët e Kolumbisë praktikuan lëvizjet dallgëvue kur festuan golin kundër Senegalit. Festimi i tyre në grup mund të konsiderohet si më i madhi i Kupës Botërore 2018.

Të dielën, shanset që Franca ose Kroacia të shënojnë në finale një gol që do të jetë i paharrueshëm jenë të mëdha. Por shanset janë edhe më të mëdha që festimi i golit nuk do të jetë po aq i pa harruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë