Politike

Lobimi me para ruse në SHBA, Basha, Ristani, Dervishi merren të pandehur

Prokuroria e Tiranës përfunduar hetimet për çështjen e lobimit nga Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vendosur që ta dërgojë në gjyaktë çështjen ku nën akuzë janë kryedemokrati Lulzim Basha, ish-sekretarin e kësaj partie Arben Ristani dhe Ilir Dervishin. Mbi bazën dosjes hetimor të firmosur dhe paraqitur në Gjykatë për marrjen vendimi, Prokuroria e Tiranës ka pushuar akuzën e pastrimit të parave për kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Organi i akuzës ka mbyllur hetimet për çështjen e financimeve ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, duke vendosur që kryedemokrati të jetë i pandehur për akuzën e falsifikimit të formularit.

Dokumneti i prokurorëve të çështjes ku theksohet se Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD akuzohen për falsifikim të vulave dhe formularëve. Gazeta Si 8 nëntor 2019


Prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha njoftojnë kryedemokratin së bashku me ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierin e partisë, Ilir Dervishin, gjithashtu të marrë të pandehur për mbylljen e fazës hetimore. “I pandehuri: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i ditëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, pallati afër ish-Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi, mbrojtur nga avokat Ivi Kaso, me numër licence 3180. Akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampeva ose i formularëve” dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar në nenet 190/3 dhe 2870ç/2 të Kodit Penal”- thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Çështja e hetimit nisi pas një shkrimi të bërë nga amerikania “Mother Jones” që në investigimin e saj “Biniatta Trade LP” në vlerën e financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017 dhe se rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”.
“Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP” janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse.

Investigimi i amerikes "Mother Jones". Gazeta Si 8 nëntor 2019


Ndërsa bëhet e ditur se prokurorët e çështjes kanë vënë dijeni avokatin e kryedemokratit Lulzim Basha. Partia Demokratike bën të ditur se ende nuk ka është vënë në dijeni për dosjen hetimore mbi këto përfundime. Kjo është hera e dytë që kryedemokrati Lulzim Basha thirret si i pandeur. Hera e parë ishte kur ndaj ishin akuzat për kontratën e lidhur me “Rrugën e Kombit”. Çështja ndaj Bashës i akuzuar për kohën kur ishte ministër i Transportit u pushua. Për çështjen e parave të fshehura nga lobimi, kryedemokrati Basha i thirr dy herë në prokurori dy herë. Në rastin e parë si person që ka dijeni, dhe në të dytin ishte si person nën hetim dhe në këtë rast i është bërë i ditur se ishte i pandehur.


Akuzat për falsifikim dhe fshehje të financimeve, sipas neni 190/3 i Kodit Penal bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg. Ndërkohë Neni 287/ç në kodin penal ka të bëjë me pastrimin e parave. Kryerja e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dënohet nga pesë deri në 10 vite burg.
Ish-sekretari i Përgjithshëm, i PD-së, Arben Ristani deklaroi se nuk ka firmosur asnjë dokument dhe se kjo akuzë është e montuar. “Është një akuzë e qëllimshme ndaj meje e montuar. Akuzohem për falsifikim dokumentesh, por në një kohë nuk kam firmosur asnjë dokument. Nuk kam dijeni se çfarë ka bërë Lulzim Basha, personalisht nuk kam firmosur asgjë”, u shpreh Ristani pë mediat.

Balla: Basha nuk mund të akuzohet vetëm si falsifikator

Pas publikimit të dosjes dhe bërjes së prezent të faktit se ndaj kryedemokratit Basha rëndon vetëm vepra penale e falsifikimit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ana e Partisë Socialsite. Numri dy i kësaj partie, Taulant Balla nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale deklaron se Basha nuk mund të akuzohet vetëm si falsifikator.

“Lulzim Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë  USD dhe vepra tjetër penale për të cilën u akuzua "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, reagon Balla.

https://twitter.com/taulantballa/status/1192822821694705664

Ndërsa i shprehet se gjykata duhet ta kthehjë mbrapsht këtë konkluzion të arritur të prokruroëve. “Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, thekson Ball, i cili aludon për ndonjë vendim të ndikuar të prokurorëve.


Historia e lobimit te PD-se ne SHBA
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngriti dyshime serioze për origjinën e parave. Revista “Mother Jones” në shkrimin investigues e cilëson një histori të komplikuar, që nis në 2017 me kompaninë skoceze “Biniatta Trade”, e krijuar nga “Asverro Corporation & Liminez Commerce” me bazë në parajsën fiskale, Belize. “Rastësisht, ose jo, dy kompanitë e regjistruara në Belize, e që qëndronin pas “Biniatta Trade” ishin që të dyja të lidhura e të kontrolluara nga rusët”, vijon artikulli.
“Asverro Corporation & Liminez Commerce” vetë është e krijuar nga “Babyonica” dhe “KF Global Management”, që të dyja të regjistruara në Britaninë e Madhe, e para me aksioner kryesor mbi 75 për qind, Evgeny Shermetyev dhe e dyta me Konstantin Ferulev, që të dy shtetas rusë.


“Biniatta Trade” pagoi një lobist republikan dhe ish-ndihmës i fushatës së Donald Trump i quajtur Nick Muzin “për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë, një shumë që në total shkon në 150 mijë dollarë”, thotë revista. Pagesa, sipas “Mother Jones” është kryer disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit dhe në kohën kur Partia Demokratike protestonte në çadër. Më tej, shkrimi vijon me një përshkrim të shkurtër për Nick Muzin. “MotherJones” thotë se ai është diplomuar për drejtësi në Yale.

Nick Muzin njeriu që loboi për Bashën në SHBA

Pas inaugurimit të Donald Trump si President, nuk arriti që të bëhej pjesë e administratës së tij, por më 31 mars të 2017 regjistrohet në Departamentin e Drejtësisë si lobist me kliente Partinë Demokratike shqiptare, me të cilën, sipas revistës, kishte nënshkruar më herët një kontratë. “Kontrata e firmosur nga Nick Muzin dhe për Partinë Demokratike nga Lulzim Basha kërkonte nga ana e lobistit që të promovojë Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në të përcaktohet se ai do të paguhet me 25 mijë dollarë për tre muaj, mars, prill dhe maj”, vijon revista në shkrimin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë