Ne rrjet

Lirimi i “të fortëve” nga burgjet, ILD fut në sitë vendimet e gjykatave

Gazeta “Si” sjell ekzkluzivisht shkresën e parë të Artur Metanit si Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Shkresa u është drejtuar të gjitha gjykatave të vendit ku u kërkohet informacion mbi lirimet me kusht.

Informacioni kërkohet për të gjitha dosjet e lirimeve me kusht në tre vitet e fundit, nga 1 janari i 2017 deri më 31 janar të 2020, afat ky që nuk përfshin lirimin e Lulzim Berishës nga gjykata e Apelit në Durrës, që e mori vendimin në 2016.

ILD kërkon dokumentacionin që pasqyron të gjithë procedurën e caktimit të gjyqtarit për secilën kërkesë me objekt shqyrtimi “lirimin me kusht”.

Kërkohen gjithashtu edhe vendimet e dhëna nga gjykatat e rretheve gjyqësore në periudhën kohore 3-vjeçare dhe mënyra sesi janë trajtuar kërkesat me objekt “lirimi me kusht”, si dhe ecurinë e këtyre kërkesave në rastet kur janë ankimuar në gjykata më të lartë, duke përfshirë edhe ankesat e bëra nga prokuroritë.

Shkresa ILD-së merr shtysë nga lirimi i i Endrit Dokles nga një vendim i gjyqtares Enkelejda Hoxha të gjykatës së Krujës. Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit ishte dënuar me burg përjetë, por përmes disa vendimeve dhe manovrave ligjore dënimi i tij u rishikua dhe u ul me 25 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë