Para

Libra e Facebook është një licensë për të printuar para të vërteta

Nëse blen Libra të Facebook literalisht je duke i dhënë gjigandit të medies sociale një licensë për të printuar para, në formën e kriptomonedhës së tij të re. Një numër i konsiderueshëm kompanishë kanë rënë dakord të investojnë mbi 10 mln secila për të qenë pjesë e inovacionit të Mark Zuckerberg, dhe është e lehtë për të kuptuar psenë: Me disa analiza të arsyeshme mbi përfshirjen e këtyre kompanive të fuqishme në investimin e monedhës së re virtuale, paraqitet një interes i jashtëzakonshëm për para të vërteta.
Përfitimet mund të vijnë nga interesat on the reserve backing Libra, të dizajnuara për të mbajtur velrën Libras të qëndrueshme. All interest is diverted to the companies backing Libra’s governing body, ëhile holders of Libra itself earn nothing—giving the founders profits akin to the seigniorage made by central banks.

Supozojmë një në 10 nga 1,7 miliardë dollarë në botë, të cilët mbajnë 10 dollarë Libra, plus gjysma e 2,4 miliardë përdorues të tjerë të Facebook regjistrohen duke vënë secili prej 50 dollarë. Mbështetësit do të merrnin interes për 61 miliardë dollarë rezerva. Ata kanë premtuar të mbajnë një portofol të sigurtë të obligacioneve globale dhe llogarive bankare, që mund të fitojnë 1% më shumë. Megjithatë, shumë është 600 milionë dollarë në vit. Supozojmë 100 milionë dollarë shkojnë për atë që drejton sistemin, dhe të supozojmë se 24 themeluesve fillestarë iu bashkuan edhe 100 financime ndihmëse për zgjerimin që do të gjeneronin 40% të kthimit për investimin e tyre fillestar çdo vit. Nëse normat e interesit rriten, kthimet do të ishin shumë më të larta.

Është e lehtë të entuziazmohesh. Në Kinë zgjerimi i shpejtë i Ant Financial, Baidu dhe Tencent nxiti pagesat përmes celularëve mbi 16% të PBB-së në 2017, sipas një kërkimi të “Bank for International Settlements”, edhe pa llogaritur fare pagesat mes lloogarive. Nëse Libra merr 16% të transaksioneve të Visa, do të mund të procesojë 1 trilion $ në vit; duke marrë parasysh shpejtësinë e parave të SHBA dhe Libras do ti nevojiten 200 mld rezeërva, për të patur 2 mld $ përfitime, rreth 1/3 e të ardhurave neto të Visa në 2017. (Visa është mes mbështetësve të Libras.)

Nëse do të shqyrtojmë rastin më optimist, gjërat nuk duken aq mirë. Nëse përdoruesit e Facebook investojnë 10 $ secili, kthimi do të jetë vetëm 3%. Dhe nëse vetëm një e katërta e përdoruesve të Facebook përdorin Libra, të ardhurat nuk do të mbulonin shpenzimet! Nëse rregullatorët hyjnë në lojë, pasi Banka e Anglisë, Gov. Mark Carney, ka sugjeruar që rregulatori do të jetë prezent - shpenzimet do të ishin shumë më të larta; Shpenzimet e Visas janë më shumë se 5 miliardë dollarë në vit.

Edhe nëse Libra del barazim, e Facebook dhe mbështetësit e tjerë mund të shpresojnë të përfitojnë nga shërbimet e ndërtuara me Libra, ose nga tarifat (ndoshta fati) të ngarkuara nga brokerat, të tilla si Calibra e re e Facebook-ut, për të shkëmbyer paratë brenda dhe jashtë Librës.

Megjithatë, nëse Libra ndjek modelin e pothuajse çdo banke në histori, do të kuptonte se mund të ishte më fitimprurëse duke marrë më shumë rrezik me rezervën ose duke thithur monedha të reja pa mbështetje rezervë. Ajo thotë se nuk do të verpojë në këtë mënyrë dhe as ka një strukturë votimi që do të kërkonte një supermaxhoritet për të ndryshuar rregullat. Por votuesit kanë një nxitje të fortë për të ndryshuar rregullat (nëse!) Libra vendos.
Qasja e Facebook duhet të ndihmojë Libra të veprojë më shpejtë. Por suksesi i saj nuk është i qartë. Problemi është kostoja e marrjes së parave brenda dhe jashtë përmes "Rishitësit të autorizuar", ose shkëmbimeve. Coinbase me bazë në San Francisko ngarkon një minimum prej 1.49% plus një tjetër 0.5% si shpenzim për të kthyer paratë në bitcoin dhe kriptomonedha të tjera. Nuk ka arsye të mendosh se çmimi i Librës do të ishte shumë më ndryshe.

Këto kosto e bëjnë të vështirë të justifikohet përdorimi i Libras për pagesa familjare, që mund të jetë shërbim më i lirë përmes sistemit bankar, derisa ti do të dëshirosh të mbash Libran me çdo kusht. Edhe transfertat ndërkombëtare joefikase dhe të shtrenjta do të vazhdojnë të jenë prapë më të lira në shumë monedha tradicionale sesa nëpërmjet Librës, në qoftë se ju duhet të paguani 2% tarifat e shkëmbimit të kriptomonedhës në fund.
Nëse Libra ofron një mënyrë të lirë për të kryer transaksione të vogla, mund të vlejë të mbash disa.

Libra është projektuar për të mbajtur vlerën e saj duke premtuar të mbajë vetëm asetet më të sigurta, ashtu si një fond i tregut të parasë, kështu që duhet të lëvizë përafërsisht në përputhje me këtë shportë të obligacioneve dhe depozitave të shpërndara nëpër monedha të shumëfishta.

Rezerva nuk është aq e madhe sa duket. Nëse tregu normal i parasë ka capital, Libra nuk ka kapital dhe as sigurim të depozitave, kështu që çdo rënie në vlerën e rezervave duhet të thotë se vlera e Libras bie. Humbjet nga mashtrimet, keqmenaxhimi ose mosmarreveshja brenda rezervës bien mbi zotëruesit e monedhës virtuale, ndryshe nga një llogari bankare normale.
Më keq akoma, themeluesit e Librës kanë një strukturë të tmerrshme stimuluese. Humbjet i pësojë mbajtësit e Librës, ndërsa fitimet shkojnë tek themeluesit.
Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë