Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy apartamente dhe një garazh në pronësi të A.A., i dënuar me 10 vite burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nxjerrë në pah se të ardhurat e ligjshme të A.A., dhe familjarëve të tij nuk justifikojnë pasuritë e krijuara.
Sipas Prokurorisë, analiza financiare dhe akti i ekspertimit kontabël kanë evidentuar një disproporcion të dukshëm mes të ardhurave të deklaruara dhe investimeve të kryera në pasuri të luajtshme e të paluajtshme.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi nuk kishte mundësi financiare për të realizuar këto investime me burime të ligjshme.
Në përfundim të hetimit pasuror u vlerësua se pasuritë plotësojnë kriteret ligjore për sekuestrim, pasi dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, vepër e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Prokuroria njoftoi se sekuestroi një apartament 1+1 me sipërfaqe 66.33 m² dhe verandë 44 m², i ndodhur në një kompleks multifunksional në rrugën “Xhanfize Keko”;
-një apartament 2+1 me sipërfaqe 87.9 m², si dhe një garazh 16 m² në katin -2 të një kompleksi multifunksional në ndërtim në rrugën “Kahreman Ylli”.
Prokuroria thekson se hetimet pasurore synojnë identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal, në përputhje me legjislacionin për parandalimin dhe goditjen e pasurive me origjinë të paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje