Gazeta Si – Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka raportuar në Komisionin për Nismat Qytetare në Kuvend, ku ka dhënë detaje mbi punën e Strukturës së Posaçme, hetimet për krimet zgjedhore dhe akuzat për standard të dyfishtë ne rastin e dosjes “Aruba”.
Gjatë raportimit, deputeti demokrat Ivi Kaso ngriti pyetje lidhur me hetimet e SPAK dhe pretendimet për ndikim politik apo standard të dyfishtë në çështjet e ndjekura nga institucioni.
Braho hodhi poshtë pretendimet për mosveprim të Prokurorisë së Posaçme, duke i cilësuar ato si hamendësime dhe theksoi se në SPAK të gjithë janë të barabartë para ligjit.
“Nuk dua të ndalem te çështja konkrete, sepse është në hetim, por ajo që ju garantoj është se nuk mund të ndodhë që në SPAK të ketë një provë në një dosje dhe të lihet aty në gjumë. Këto që thuhen janë hamendësime. Në momentin e mbylljes së hetimeve mund të bëjmë transparencë mbi detaje të caktuara. Për SPAK-un janë të gjithë të barabartë para ligjit”, tha kreu i Prokurorisë së Posaçme.
Kreu i SPAK theksoi se për këtë strukturë të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit dhe se hetimet zhvillohen pavarësisht emrit apo pozicionit të personave të përfshirë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje