Mendim

Lamtumira e gjatë e Angela Merkelit

Fundi i epokës se Angela Merkelit ka filluar. Pas trembëdhjetë vitesh në pushtet, kancelaria gjermane ka humbur betejën e parë politike, duke njoftuar se do të dorëhiqet nga posti si kryetare e partisë dhe se do të largohej nga politika në vitin 2021.

Vendimi për tërheqje e “zonjës së hekurt” të Gjermanisë, erdhi një ditë pasi partia e saj CDU-ja pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet rajonale në landin e Hesses. Merkel do të vazhdojë të mbetet kancelare pas dorëzimit të udhëheqjes së partisë, por kjo tërheqje do të dobësojë autoritetin e saj. Tanimë të gjithë në Gjermani janë të bindur se mbretërimit të saj të gjatë po i vjen fundi.

Merkel bëri të pamundurën për të mbajtur një qëndrim të palexueshëm, por herë pas here, teksa njoftonte se do t’i jepte lamtumirën politikës gjermane, dukej shumë e trishtuar.

Merkel u tha zyrtarëve të partisë se nuk do të kandidojë për rizgjedhje si deputete kur afati i tanishëm parlamentar të përfundojë në vitin 2021, duke nënkuptuar se ky do të jetë mandati i saj i fundit si kancelare. Ajo theksoi  gjithashtu se nuk donte të vihej në krye në ndonjë nga postet e BE-së. Kjo “tërheqje” ishte humbja e parë publike për Angela Merkel, e cila ka qënë në krye të CDU-së që nga viti 2000 dhe kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005.  

Kancelarja gjermane Angela Merkel njofton dorëheqjen si udhëheqëse e partisë.

Kush do ta zëvendësojë Merkelin?

Vendimi për dorëheqjen e Merkel sinjalizon fillimin e fundit për një kancelare që vuri vulën e saj në Europë dhe përtej, përmes mbrojtjes së vlerave liberale. Edhe pse këmbënguli se ka ndërmend të mbetet në pushtet deri në fund të mandatit të saj në vitin 2021, vendimi ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e partisë së saj.

Kandidatët për udhëheqjen e partisë nuk humbën kohë për të hedhur emrat e tyre në tryezë. Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, ish-kryeministre e landit të Saarlandit, deklaroi se do të kandidojë si kryetare eCDU-së. Kramp-Karrenbauer është një aleate e ngushtëe Merkelit dhe do të shihet si një lidere që do udhëheqë nën hijen dhe trashëgiminë  e saj. Ai do të përballet me Ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili ka kritikuar publikisht politikën e saj të emigrantëve. Kandidat si kryetar i CDU-së është edhe Friedrich Merz, ish-udhëheqës i bllokut konservator në Bundestag dhe dy kryeministrat Armin Laschet dhe Daniel Guenther.

Zgjedhjet në Hesse

CDU-ja e e kancelares Merkel fitoi 27 për qind të votave në Hessen, ndërkohë që në zgjedhjet e fundit fitoi 38.3 për qind. Socialdemokratët (SPD) patën rezultate të barabarta me të Gjelbërit, duke rënë nga 30.7 për qind në 19.8 për qind. Ndërsa të Gjelbrit dyfishuan rezultatin e tyre të vitit 2013. Partia ekstremiste, Alternativa e djathtë për Gjermaninë (AfD) ishe triumfuesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve, duke marrë trefishin e votave që mori në vitin 2013.

Aangela Merkel dhe Annegret Kramp-Karrenbauer

Edhe pse koalicioni i kancelares Merkel arriti të mbijetonte, atmosfera politike në Berlin nuk ka qenë shumë festive. Ashtu si në zgjedhjet bavareze, çështjet kombëtare dominonin edhe fushatën zgjedhore në Hessen, rajoni të pasur që është shtëpia e kryeqytetit financiar të Gjermanisë: Frankfurtit. Dashje pa dashje, zgjedhjet në Hesse u kthyen në një referendum mbi ecurinë e koalicionit të Merkelit, pasi koalicioni i saj pësoi një humbje të ngjashme dy javë më parë në zgjedhjet e shtetit bavarez.

E ardhmja e Europës

Së pari ajo e di se 16 vjet si kryetare e qeverisë janë shumë. Helmut Kol, që qëndroi pikërisht 16 vjet, përfundoi i zhytur në një skandal. E njëjta gjë ndodhi edhe me babain e Gjermanisë së pas-luftës, Konrad Adenauerin, ai qeverisi për 14 vjet më radhë, por në periudhën e fundit qe i dobët dhe i pasigurt. Prandaj, Merkel reflektoi gjatë para këtij vendimi, edhe pse megjithatë e dinte se nëse do të duhej të tërhiqej në këtë periudhë krize në Europë, do përballej me kritika të forta në arenën ndërkombëtare.

Muajt e fundit kancelaria e ka shprehur qartë se Europa duhet të fitojë autonominë e saj, në një botë të kthyer kokëposhtë dhe përballë një presidence amerikane që është bërë haptazi armiqësore.

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron 

Ajo është duke u përpjekur të ringjallë frontin franko-gjerman, për t’i dhënë një frymë të re udhëheqjeje kontinentit europian. Për të forcuar eurozonën, që gjatë këtyre viteve ka qenë disa herë në prag të humnerës, Merkeli ka vënë në tryezë edhe negociatat për ndryshimin e “tabletave të ligjit” europian. Edhe këtu, bie në sy një frazë që Merkeli e tha në krah të Macronit, në një konferencë për shtyp: “Në vitet e ardhshme, ne nuk mund të merremi vetëm me Brexit”. Debati do të duhet të kompensohet nga një rimëkëmbje e fortë e projektit europian.”

Megjithatë, pas viteve të tëra ankesash të vazhdueshme mbi miopinë e pretenduar dhe taktikat proverbiale të kancelares, nga çdo cep i kontinentit kanë vërshuar kritikat mbi deklaratat e saj rreth Trumpit dhe politikës së dyerve të hapura për refugjatët. Rastet e dhunës nga ana e refugjatëve nuk janë të shumta:proporcionalisht më pak se sa ato të kryera nga pjesa tjetër e popullsisë. Megjithatë, sa herë që ndodhin, jehona e mediave është e fortë dhe kujtimi i sulmeve terroriste nga ekstremistët myslimanë në tokën europiane  duket se e ka përndjekur vazhdimisht kancelarin.

 

Më Shumë