Kinema

Lady Gaga si aktore në Festivalin e Filmit të Venecias

Lady Gaga mbërriti në Festivalin e Filmit në Venecia, më 30 gusht. E hipur mbi një varkë-taksi, e veshur me fustan të zi pas trupit, këpucë me taka të holla, flokët me krela në stilin e viteve ’40 dhe  e grimuar me një të kuq buzësh të ndezur, mbante në dorë një lule për efekt edhe më kinematik.

Këngëtarja e famshme ndodhet në Venecia për premierën e filmit “A Star is born”, ku debuton si aktore në krah të Bradley Cooper.Bienalja e Venecias ka bërë me dije se filmi do e ketë premierën e tij botërore, jashtë konkurrimit, mbrëmjen e 31 gushtit, në Pallatin e Kinemasë, në Lido.

Lady Gaga në Venecia, 30 gusht 2018. 

Filmi përshkruan një histori të fuqishme dashurie dhe Cooper interpreton muzikantin Jackson Maine,i cili zbulon dhe bie në dashuri me artisten në vështirësi, Ally, interpretuar nga Lady Gaga. Ajo ka hequr dorë nga ëndrra e saj si këngëtare,  derisa Jackson e çon drejt famës. Por megjithëse karriera e Ally-it merr hov, marrëdhënia e  tyre po shkatërrrohet, ndërsa Jackson lufton në betejën e gjatë me djajtë e tij të brendshëm.

Cooper dhe Gaga neë filmin "A Star i Born"

Ky film është edhe debutimi i Bradley Cooper si regjisor. Aktori ka qenë katër herë kandidat për "Oscar" në filma si “American Sniper”, “American Hustle”, “Silver Linings” dhe “Playbook”, po ashtu edhe  Gaga është nominuar për këngën më të mirë në Çmimet e Akademisë,  në filma si “Til It Happens to You,” dhe “The Hunting Ground”.

https://www.youtube.com/watch?v=nSbzyEJ8X9E
Gaga dhe Cooper kanë këndruar live për filmin. 

Filmi shfaq edhe një këngë origjinale të luajtur live përpara kamerës nga Cooper dhe Gaga, e cila ka shkruar edhe pjesë të tjera muzikore për filmin,  në bashkëpunim me muzikantë si Lukas Nelson, Jason Isbell dhe Mark Ronson. Kasta e filmit përshin edhe aktorë të tjerë si Andrew Dice Clay, Dave Chappelle dhe Sam Elliott.

Skenë nga filmi i ri "A star is born", i cili do të në kinema në muajin tetor.

Edicioni i 75-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, do të vijojë në Lido, deri më datën 8 shtator dhe prezantohet nga Alberto Barbera. Filmi “ A Star is Born” do të dalë në kinema në muajin tetor nga Warner Bros.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë