Politike

Kuvendi tjetër/ Noka u hedh miell gardistëve. Dash Sula vishet me euro e dollarë. Vezë makinës së Ballës

Gazeta Si - I përjashtuar me 20 ditë nga Kuvendi për shkak të incidenteve në seancat e shkuara, Flamur Noka nuk ndalet.

Deputeti i Partisë Demokratike, pa nisur seanca e sotme plenare ka tentuar të futet brenda ambienteve të Parlamentit e më pas ka hedhur miell mbi punonjësit e Gardës.

@gazetasi Deputeti Dashnor Sula shkon në Kuvend “i veshur” me para dhe lloto një ditë pasi qeveria miratoi ligjin e ri të basteve online #gazetasi #news #dashnorsula #kuvendi #tirana #proteste #albania ♬ original sound - Gazeta “Si”

Ai nuk ka kursyer me miell as Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçajn. Ky i fundit nuk bëri asnjë veprim përveçse e duartrokiti në formë ironie për gjestin. Nga ana tjetër edhe deputeti Dash Sula u shfaq i veshur në mënyrë simbolike me euro dhe dollarë kundër ligjit që rikthen bastet online.

Po ashtu, deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur vezë mbi eskortën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

@gazetasi Pak momente pas përplasjes së Flamur Nokës me gardistët në hyrje të Kuvendit. Noka i hodhi miell punonjësve të gardës të cilët i bllokuan hyrjen. Në shkallë ai shtroi miell në formën e vizave të kokainës. #gazetasi #news #kuvendi #tirana #albania #flamurnoka ♬ original sound - Gazeta “Si”

Kjo ngjarje është regjistruar në ambientet e jashtme të Kuvendit pak pasi përfundoi seanca parlamentare. Eskorta e ministrit Balla ishte duke u larguar nga ambientet e Kuvendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë