Politike

Bardhi merret me Bashën: U lajmërua nga PS të vinte herët në seancë

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka atakuar deputetët e Lulzim Bashës, të pranishëm në sallë seancën e të enjtes.

Bardhi u shpreh se Basha dhe deputetët tij kishin marrë mesazh nga grupi parlamentar i PS-së për të shkuar në Kuvend 1 orë më herët.

“Grupi parlamentar i PS kishte shpërndarë një SMS që deputetët e mazhorancës duhet të paraqiteshin në Kuvend në orën 09:00. Ndjej keqardhje që disa deputetë me mandat opozitar i janë përgjigjur këtij urdhri të grupit parlamentar të maxhorancës”, tha Bardhi.

Sa i përket aksionit opozitar, ai tha se deputetët e opozitës kanë shprehur gatishmërinë për të shkuar në akte përshkallëzimi përfshirë ngujimin dhe grevën e urisë.

“PS dhe kryetarja e Kuvendit të rishohë pozicionin e saj për kërkesat e opozitës të heqin dorë nga masat që tentojnë të shtypin opozitës përmes përjashtimeve.

Në këtë parlament s’ka rregulla të shkruara, mjafton urdhri i Ramës dhe bandës së tij. Kemi 4 muaj që rezistojmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë derisa kërkesat tona të përmbushen. Kemi diskutuar mbi të gjitha opsionet e mundshme për aksionin tonë, kemi shprehur gatishmërinë për të shkuar në akte përshkallëzimi përfshirë ngujimin dhe grevën e urisë”, shtoi Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë