Politike

Dash Sula: Më mirë të vdes, sesa të marr rrogën kot si deputet

Deputeti demokrat Dashnor Sula tha pas përfundimit të seancës se  aksioni i opozitës do të vazhdojë.

“Nuk kemi kërkuar asgjë më shumë se ç’na jep kushtetuta dhe rregullorja. Këta nuk na konsiderojnë si opozitë, na thonë rrini si deputetë merrni rrogën dhe ikni në shtëpi. Nëse doni të lëpiheni për një tender, hajdeni merreni. Por ne kemi zgjedhur më mirë Sokrat dhe i vuajtur sesa derr dhe i lumtur.

E tërhoqën ligjin për lojërat e fatit, sot ka filluar fillimi i çmendurisë. Mbajeni mend, pas një viti do mbijë numri i lejeve për kullat sepse paratë do të pastrohen në baste.

Ne do vazhdojmë aksionin dhe e them publikisht, unë jam mësuar me grevë urie dhe të jeni të sigurt se ua vlen të bëjmë grevë urie. Edhe sikur të vdes ia vlen për qytetarët”, tha Sula.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë