Politike

Shpresë për negociatat/ Kuvendi i Bullgarisë miraton propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Shkupit

Me 170 vota “pro” Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar propozimin francez për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim tekstit të procesit negociues.

Kuvendi e autorizoi kryeministrin në detyrë Kiril Petkov që ta largojë veton për kornizën negociuese për Maqedoninë.

Me këtë vendim edhe ministrja për Punë të Jashtme në largim Teodora Gençovska ka marrë dritë jeshile që në emër të MPJ-së ta nënshkruajë Protokollin bilateral, të cilin së shpejti të dyja vendet duhet ta nënshkruajnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë