Politike

Borissov telefonon Ramën, Kryeministri: Shpëtoi faqen e Bullgarisë me heqjen e vetos. Tani BE të veprojë shpejt

Kryeministri Edi Rama falenderon ish-Kryeministrin bullgar, Boyko Borissov për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Parlamentit bullgar.

Rama shkruan në Twitter se ka qenë Borissov ai që e ka marrë në telefon për t’i njoftuar vendimin e Parlamentit.

“Pata një bisedë telefonike me Boyko Borissov. Nuk mund ta falenderoja mjaftueshëm për telefonatën e këndshme, por e falenderova për rolin e fortë dhe vendimtar në heqjen e vetos nën parlament. Miq të vërtetë, udhëheqës i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët i shpëtuan fytyrën Bullgarisë dhe BE-së. Tani, BE duhet të veprojë shpejt”, shkruan Rama.

Parlamenti bullgar votoi me 170 vota pro që të autorizojë Qeverinë që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe propozimin për nisjen e negociatave të dorëzojë në Bruksel.

Seanca u shoqërua me debate dhe mes thirrjeve “tradhtarë” nga deputetët që kundërshtuan vendimin. Megjithatë, partitë që votuan pro thanë se me këtë vendim nuk ishte hequr dorë nga kërkesat ‘legjitime’ të bullgarisë për çështjen e gjuhës dhe të minoritetit bullgar.

Sipas tyre, janë 35 mundësi të tjera vetoje gjatë bisedimeve, duke iu referuar këtu numrit të kapitujve që duhen përmbyllur gjatë negociatave para anëtarësimit në Bashkimin Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë