Jete & Stil

Kura për stresin e shtyrjes së udhëtimeve: Stërvitjet në aeroporte

Sprinti në aeroport është bërë një pamje e zakonshme gjatë një vere kaotike për udhëtimet. Por Caroline Ëales nuk po vraponte në aeroport për të kapur një fluturim.

Gjatë një udhëtimi të shtyrë në aeroportin Dallas-Fort Ëorth, studentja 19-vjeçare nga La Quinta, Kaliforni, e lidhi çantën e shpinës mirë dhe bëri 5 km lart e poshtë terminaleve.

“Nuk më pëlqen të rri ulur dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të kaluar sesa të bësh stërvitje”, thotë Ëales.

Udhëtimi është në thelb stresues, por linjat e gjata dhe anulimet e fluturimeve këtë vit kanë bërë që më shumë njerëz të zbulojnë se aeroporti është një vend i mrekullueshëm për të ushtruar. Ata pasagjerë që vrapojnë dhe ushtrojnë në terminale thonë se aktiviteti ul kohën e pritjes dhe ul nivelet e tyre të stresit. Ndërkohë Brenda aeroporteve nëpër botë po hapen palestra për të përballuar  kërkesën.

“Ushtrimi mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të lehtësuar ankthin e udhëtimit dhe aeroporti ofron shumë mundësi për aktivitet fizik”, thotë Christopher Berger, profesor në Kolegjin Occidental në Los Anxhelos.

"Në vend që të nxitoni, është një ide e mirë që të shkoni në aeroport herët dhe të përdorni kohën për të ecur”, thotë ai. Aeroportet kanë temperatura të mira, kanë ujë dhe shumë prej tyre tani kanë shtigje të dedikuara për ecje ose të paktën ju tregojnë distancat midis terminaleve.

Sandy Hulme, 61 vjeç, preferon të vrapojë sesa të ecë, gjë që ai thotë se mund të jetë e ndërlikuar në aeroporte me siguri të shtuar. Hulme, profesor i shkencave politike në Miçigan, thotë se ai u ndalua nga një polic në një aeroport në Zvicër.

“Përpiqem të vrapoj ngadalë që të mos i bëj njerëzit nervozë”, thotë ai.

Për të mbajtur zakonin e tij për të vrapuar 1 km çdo ditë për gati 50 vjet, ai ka vrapuar në aeroportet e Parisit, Tokios dhe Amsterdamit. Javën e kaluar, ai fluturoi për në Indi dhe për të mbajtur gjallë zakonin e tij, vrapoi në aeroportin e Nju Delhit.

Virginia Kinkel, bodybuilder 35-vjeçare nga Uashingtoni thotë se vonesat e fundit të fluturimeve kanë qenë një mundësi e shkëlqyer për të që të kalojë “fshehurazi” në seancat e gjata kardio që kërkon trajnimi i saj. Ajo e vendos fëmijën e saj 7 muajsh në një karrocë dhe bën xhiro rreth terminaleve. Gjatë një vonese të fundit nga Aeroporti Ndërkombëtar Baltimore/Ëashington, ajo zbuloi Roam Fitness pranë portës së saj.

Palestra, e cila u hap në vitin 2017, kërkon 25 dollarë për të përdorur pajisjet e saj gjatë 24 orëve. Plus, udhëtarët mund të përdorin dushe dhe të marrin hua falas veshje stërvitjeje dhe atlete.

Kinkel vrapon për 75 minuta në rutine dhe bën dush përpara fluturimit të saj.

Noah Ryan duke u stërvitur në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos.

Ty Manegold, bashkëthemelues dhe president i Roam Fitness, thotë se biznesi i tyre po sheh një rritje këtë verë, të cilën ai ia atribuon pjesërisht njerëzve që shkojnë në aeroport më herët. Kompania është në bisedime për të ndërtuar palestra në disa aeroporte të SHBA-së.

"Njerëzit thjesht nuk e dinë se si do të jetë siguria dhe kontrolli dhe vijnë shumë herët në aeroport. Tani në vend se të presin në karrige për orë të tëra, zgjedhin të ushtrojnë”.

Noah Ryan nuk ka gjetur ende një aeroport me palestër, por kjo nuk e ka penguar atë të bëjë stërvitje. Menaxheri 24-vjeçar është në një aeroport mesatarisht çdo 2 javë e gjysmë dhe thotë se ka ardhur koha për të bërë dicka ndërkohë që pret të fluturojë. Tani ai merr me vete gjithmonë veshjen e palestrës dhe disa materiale që i duhen për stërvitje.

Kur një fluturim i fundit për në Mexico City u vonua, ai bëri ushtrime lëvizshmërie për të liruar muskujt dhe për t'u ndjerë më pak i ngurtë përpara një fluturimi të gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë