Sport

Kur shitet historia! Dalin në ankand medaljet e arta olimpike

Ka dalë në ankand medalja e artë olimpike e “Sydney 2000” në kërcim së gjati, e para pas “pokerit” të Karl Ljuis. Një medalje historike e fituar nga Ivan Pedroso, atleti kubanez i këcimit së gjati, i cili ia kishte dedikuar nënës që sapo kishte ndërruar jetë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me medaljen e artë të qitjes (karabinë 25 metra) të fituar nga Leuris Pupo, tashmë i impenjuar me Lojërat Olimpike të Tokios. Një kompani nga Bostoni, “RR Auction”, ka organizuar një ankand me bazën që nis nga 50.000 dhe 20.000 dollarë për dy medaljet në fjalë. “Medalja e jashtëzakonshme e Pedrosos”, - shkruhet në sitin e kësaj kompanie për medaljen olimpike në kërcim së gjati.

Ivan Pedroso, kampion bote në kërcim së gjati. Gazeta Si, 23 janar 2021

Medalja e Pedrosos, 4 herë kampion bote, bën pjesë në rreth 30 medaljet me sfond olimpik që janë nxjerrë në ankand. Ajo është e fituar nga atleti më i mirë në botë në periudhën 1995-2002 në kërsimin së gjati. Pedroso jeton prej kohësh në Spanjë dhe stërvit venezuelianen Yulimar Rojas. Vlera e medaljes së tij shkon përtej aspektit sportiv. Dy kubanezët janë bij të revolucionit, krenaria e një kombi të tërë.

Ai që i ka nxjerrë këto medalje në ankand është një koleksionist i rrallë, që ka arritur t’i bëjë të vetat këto medalje. Mes tyre është edhe një medalje e rrallë bronzi e “Athinë 1896”, pishtari i “Lake Placid 1980”, një medalje e 1920-ës e Tug Uillson, që u bë edhe president i Komitetit Olimpik USA në periudhën 1953-1965.

Leuris Pupo, kampion në qitje. Gazeta Si, 23 janar 2021


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë