Sport

Kur Ronaldinjo prezantonte dy fenomenë: Kobi, po të njoh me më të mirin në botë

Një vit pas ndarjes nga jeta në atë incident të tmerrshëm ajror, legjenda e Kobi Brajant është më e fortë se kurrë. Ish-basketbollistin e famshëm amerikan e kujtojnë të gjithë, edhe bota e futbollit, nga e cila Kobi kishte shumë miq. Mes tyre është edhe Ronaldinjo, braziliani që shumë vite më parë prezantoi dy fenomenë me njëri-tjetrin…

Ronaldinjo e përjetoi shumë keq ndarjen nga jeta të Kobi Brajant, pasi kishte një raport të veçantë me të. “Give Me Sport” ka transmetuar një intervistë të Brajant që më pas u bë virale. Ai tregonte se si Ronaldinjo e kishte njohur me një djalosh që më pas do të bëhej Kobi Brjant i futbollit.
“Po ju tregoj një histori. Vite më parë, Barcelona erdhi në Los Anxheles dhe isha duke folur me Ronaldinjon, mikun tim të madh, i cili më tha: ‘Kobi hajde, po të njoh me një djalosh që do të bëhet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”. Dhe ai djalosh ishte Lionel Mesi.

Ronaldinjo dhe Brajant. Gazeta Si, 31 janar 2021

Brajant nuk u bind aspak, sepse Ronaldinjo ishte… Ronaldinjo. Ai iu përgjigj: “Po çfarë thua? Më i miri je ti!” Braziliani vazhdoi: “Jo, jo, ky djalosh do të bëhet më i miri”. Në atë kohë Mesi ishte vetëm 17 vjeç. Përtej aftësive profetike të Ronaldinjos, raporti i Brajant me argjentinasin vazhdoi pas atij takimi.

Kur Kobi u largua para kohe nga kjo jetë, Mesi shkruante në profilin e tij: “Nuk kam fjalë, e gjithë dashuria ime shkon për familjen dhe miqtë e Kobit. Ishte një kënaqësi që të njoha dhe u argëtuam bashkë. Ishe një gjeni, si pak të tjerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë