Analize

Ku do të shkojë afganët që i ikin talebanëve? Përveç Francës, Europa i ka mbyllur derën

Rënia e Kabulit duket se ka rihapur plagët e emigracionin në vendet europiane. Mijëra qytetarë po lënë dëshpërimisht vendin përballen tani me pyetjen se ku do të strehohen përkohësisht, përpara se t’u ofrohet azil në SHBA. Për momentin, ushtria amerikane ka strehuar një pjesë të qytetarëve afganë që kanë punuar për vendet perëndimore në Katar, por bisedimet me vendet e BE-së kanë rezultuar të vështira.

Udhëheqësit europianë kanë nisur përplasjet për ndarjen dhe strehimin e të evakuuarve, duke thënë se Europa duhet të përgatitet për një rritje të pashmangshme të fluksit të refugjatëve.

Mijëra afganë, mes tyre presidenti, Ashraf Ghani, u nisën drejt aeroportit të Kabulit në përpjekje për të ikur nga Afganistani pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit. Dhjetë persona raportohet të kenë vdekur në kaosin në aeroport.

Por, mediat europiane ngrenë shqetësimeve se anëtarët e BE -së po i bëjnë rezistencë pranimit të qytetarët afganë. Pavarësisht përshkallëzimit të situatës në Afganistan, shumë qeveri evropiane kanë mohuar kërkesat e azilkërkuesve afganë, shpesh në baza të ashpra, duke argumentuar, për shembull, se qytete të caktuara atje ishin ende të sigurta për t'u kthyer.

Pas skenave kaotike nga aeroportit të Kabulit, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Europa duhet të mendojë tanimë si të mbrohet nga emigrantët e parregullt. Ai po përballet me një sërë kritikësh pasi njoftoi se Franca do të strehonte vetëm 1000 afganë që ishin evakuuar nga aeroporti.

Duke i quajtur ngjarjet një "pikë kthese historike" në një fjalim televiziv, Macron tha se destabilizimi i situatës në Kabul paraqet rrezik për një "fluks të madh emigrantësh në Europë". Edhe pse pranoi se afganët përballen me "sfida të tmerrshme dhe të mëdha në javët dhe muajt e ardhshëm", Macron tha "përfundimisht fati i Afganistanit është në duart e afganëve" dhe Franca do të mbetet në solidaritet përkrah grave afgane.

Megjithatë, ai paralajmëroi se Europa gjithashtu duhet të "parashikojë dhe mbrohet" kundër "flukseve të parregullta të refugjatëve ngas Afaganistani”. Pas bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe krerët e tjerë europianë të shteteve, Macron njoftoi një iniciativë të re për të luftuar refugjatët e parregullt. Sipas tij, BE do të rrisë  bashkëpunimit me vendet tranzite dhe pritëse si Pakistani, Irani dhe Turqia ".

Macron u përball me kritika të ashpra pas deklaratave të tij dhe u krahasua me udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe qëndrimin e saj anti-emigrant.  Vendet fqinje të Afganistanit, Pakistani dhe Irani tashmë po strehojnë një numër të madh refugjatësh, si pasojë e konfliktitdisa vjeçar në Afganistan. Rreth 30,000 qytetarë afganë janë larguar nga vendi çdo ditë në 10 ditëshin e fundit, shumica udhëtojnë në Iran ose Pakistan me rrugë tokësore.

Bashkimi Evropian në vitin 2016 arriti një marrëveshje të ngjashme me Turqinë pas konfliktit në Siri për të siguruar që refugjatët të mos përmbytin territorin evropian. Sipas marrëveshjes, Ankarasë i janë paguar 6 miliardë euro ndihmë për të parandaluar azilkërkuesve dhe emigrantët e parregullt që të përpiqen të hyjnë në Europë.

Macron vuri në dukje se grupet terroriste vazhdojnë të qëndrojnë të terren në Afganistan, duke kërkuar të përfitojnë nga destabilizimi. Ai paralajmëroi se Afaganistani nuk duhet të kthehet përsëri në një parajsë për terrorizmit. Ai shtoi se Franca do të vazhdojë të luftojë në mënyrë aktive kundër terrorizmit islamik në të gjitha rrethanat.

Nga ana tjetër gazetat dhe televizionet kryesore gjermanë i kanë kërkuar kancelares, Angela Merkel, të ofrojë viza për të marrë gazetarët afganë që punuan për ta gjatë 20 viteve të fundit. "Jeta e gazetarëve të pavarur tani është në rrezik akut," shkruan agjencia e lajmeve “DPA”.

Kancelarja Angela Merkel, e cila mirëpriti refugjatët sirianë në Gjermani në vitin 2015 nën moton e saj të famshme "Mund t’ia dalim", ka ndryshuar qëndrim.

“Gjermania po bën gjithçka që mundet për të nxjerrë jashtë gjermanët dhe stafin afgan, por edhe njerëz që kanë punuar me Ministrinë për Bashkëpunim dhe Zhvillimin dhe organizatat joqeveritare“, shtoi më tej kancelarja.  Nga 2.500 punonjësit vendorë, së bashku me familjet, 1900 janë në Gjermani ose në vende të tjera të sigurta, tha kancelarja. Të gjithë të tjerëve - punonjësit e organizatave joqeveritare dhe aktivistët për të drejtat e grave, për shembull - të cilët nuk kanë punuar drejtpërdrejt për qeverinë gjermane duhet t'u gjendet "një vend i sigurt pranë Afganistanit ku mund të strehohen," -tha kancelarja.

Për të shmangur përsëritjen e situatës së vitit 2015, kur Gjermania u përball me një fluks të madh refugjatësh në kufirin me Austrinë, qeveria gjermane dhe vende të tjera të BE-së duan të ndihmojnë vendet fqinje që do të përballen me flukse refugjatësh nga Afganistani. Kancelarja tha se “nuk duam të përsërisim gabimet e së kaluarës, prandaj duam t’i japim më shumë mjete UNHCR-së, agjencisë së OKB-së për ndihmë ndaj refugjatëve."

Austria ndërkohë ka njoftuar se do të vazhdojë politikën e saj të dëbimit të azilkërkuesve afganë të cilëve u refuzohet qëndrimi në vend.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, tha se nëse vendi i tij do t’i ofronte azil çdo afgani që largohet vendi, do të përmbytet nga valët e emigrantëve dhe të nxisë më tepër kontrabandistët dhe krimit të organizuar".

 “Ata që kanë nevojë për mbrojtje duhet ta marrin atë në një vend që është më afër vendit të tyre të origjinës. Si ministër i brendshëm, unë jam kryesisht përgjegjës për njerëzit që jetojnë në Austri. Mbi të gjitha, kjo nënkupton mbrojtjen e paqes sociale dhe shtetit tonë”, deklaroi ai të hënën.

Një sondazh nga gazeta austriake Osterreich tregoi se 90% e austriakëve mbështetën qëndrimin e ashpër të qeverisë së tyre.

Vendet e BE -së kanë frikë nga një përsëritje e krizës së vitit 2015, kur më shumë se 1 milion emigrantë, kryesisht nga Siria, por edhe Afganistani dhe Iraku, mbërritën në Europë, duke ndezur turbullira politike brenda shteteve anëtare dhe në të gjithë bllokun.

"Por tani vendet e pasura duhet të hapin sytë dhe të marrin përgjegjësinë," thotë novelisti afgan, Khaled Hosseini. "Ato duhet të organizohen shpejt që qytetarët afganë, përfshirë shumë gra që bashkëpunuan me vendet evropiane në Afganistan, të strehohen sa më shpejt që të jetë e mundur."

Por për disa analistë, Shtetet e Bashkuara janë ato që kanë detyrë t’i dalin për zot popullit afgan dhe duhet të pranojë sa më shumë refugjatë afganë të jetë e mundur."

Mijëra refugjatë afganë pritet të vendosen në Teksas javët e ardhshme dhe një pjesë e të evakuuarve nga aeroporti i Kabulit mësohet se po çohen direkt nga Katari në SHBA.

"Me pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë në Afganistan është e qartë se do të ketë një eksod dhe vendet perëndimore duhet të veprojnë shpejt," thotë Christopher Hein, profesor i drejtësisë dhe politikave të emigrimit në Universitetin Luiss në Romë.

Kryeministri italian, Mario Draghi, tha të hënën se "Italia është e angazhuar për të mbrojtur qytetarët afganë që kanë bashkëpunuar me BE. Ai njoftoi se Italia pritët të strehojë qindra qytetarë afganë që kanë ndihmuar misionet perëndimore,

“Ne kemi evakuuar përkthyesit afganë dhe stafin mjekësor që kishin ndihmuar forcat italiane. Ne do të bëjmë gjithçka për t'u siguruar që ata të mbërrijnë në Itali të sigurt," tha Di Maio.

Por duke qenë se Lega Nord është një partner kryesor në koalicionit e udhëhequr nga Mario Draghi, mbetet për t’u parë nëse Italia do të ketë sukses në pranimin e më shumë qytetarëve afganë. Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë, i cili bllokoi anijet e shpëtimit të emigrantëve gjatë qëndrimit të tij 14-mujor si ministër i brendshëm, shkroi në Twitter: “Në Kabul, pas fluturimit frikacak të vendeve perëndimore, flamuri vrasësve talebanë u rikthye. Terrorizmi, dhuna, frika dhe emigracioni ilegal janë në horizont. ”

Burimet: "The Guardian", "Wsshington Post", "France 24"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë