Ne rrjet

Kryetari dhe eurodeputeti i “Agimit të Artë” përfundojnë pas hekurave

Pas shpalljes fajtorë të pak ditëve më parë, gjykatat greke kanë dhënë edhe dënimet përkatëse me burg për të gjithë drejtuesit e “Agimit të Artë”, partia neo-naziste që u shpall organizatë kriminale.

Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, kryetari i “Agimit të Artë, Nikos Michaloliakos dhe ish-deputetët e Agimit të Artë, si Ioannis Lagos, eurodeputet i bërë i famshëm me grisjen e flamurit turk në Parlamentin Europian, ish-zëdhënësi, Ilias Kasidiaris, Christos Papas, Elias Panagiotaros dhe Giorgos Germenis u dënuan me nga 13 vite burg.

Pjesën tjetër të të akuzuarv, të cilët ishin vetëm anëtarë të partisë pa prova për përfshirjen e mundshme të tyre në aktivitetet kriminale të organizatës, gjykata i dënua me 5 vite burg. Ndërkohë, Giorgos Roupakias, anëtar i “Agimit të Artë” u shpall fajtor për vrasjen e të reperit antifashist, Pavlos Fyssas në vitin 2013 dhe u dënua me burg përjetë.

Siguria rreth Gjykatës ishte e rreptë, me rreth 2,000 policë të vendosur, si dhe një dron dhe një helikopter policie. Mijëra njerëz, përfshirë politikanë nga të gjitha partitë politike, u mblodhën jashtë gjykatës me parulla si “Shtypni nazistët” dhe “Populli i do nazistët në burg”.

“Lufta kundër dhunës dhe urrejtjes është e vazhdueshme” tha Giorgos Stergiou, deputet i partisë Demokracia e Re.

“Sot viktimat dhe shoqëria kërkojnë drejtësi,” tha udhëheqësi i koalicionit KINAL Fofi Gennimata. “Ne jemi këtu sepse nuk ka vend për fashizëm në jetën tonë.”

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International, i cili mori pjesë dhe ndihmoi në organizimin e një rrjeti për të regjistruar dhunën raciste në Greqi, tha se vendimi i së mërkurës do të rrisë përpjekjet e atyre që përpiqen të ndjekin krimet e urrejtjes.

“Akuzat kundër udhëheqësve dhe anëtarëve të Agimit të Artë, përfshirë vrasjen e Pavlos Fyssas, zbulojnë një problematikë që ekziston jo vetëm brenda Greqisë, por në të gjithë Europën dhe më gjerë,” tha Nils Muiznieks, drejtori për Europën në “Amnesty International”. “Ndikimi i këtij vendimi ndaj një partie të ekstremit të djathtë me një qëndrim agresiv kundër emigrantëve dhe të drejtave të njeriut, do të ndihet shumë përtej kufijve të Greqisë.”

Agimi i Artë mohon çdo lidhje të drejtpërdrejtë me sulmet dhe përshkroi gjyqin dhe akuzat e ngritura kundër udhëheqjes së partisë si një “komplot” që synonte të frenonte rritjen partisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë