Ka ndodhur

Arratiset numri 2 i Agimit të Artë, dyshohet se mund të fshihet në Shqipëri

Papas Gazeta Si

Christos Papas, zv.kryetari i “Agimit të Artë”, të shpallur së fundmi organizatë terroriste nga ana e drejtësisë grek është zhdukur pa lënë gjurmë pas vendimit që e çon pas hekurave për 13 vite.

Policia greke e ka shpallur në kërkim dhe dyshohet se neonazisti mund të jetë larguar jashtë Greqisë. Dy vendet kryesore ku besohet se mund të strehohet aktualisht Papas janë Italia dhe Shqipëria.

Autoritetet greke thonë se kanë përshkallëzuar operacionet e kërkimit brenda vendit dhe paralelisht me këtë edhe shkëmbimin e informacioneve me vendet fqinje për kapjen e Papas.

Papas ishte me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Herën e fundit që ai ka raportuar në një stacion policor të Athinës ka qenë datë 1 tetor. Më 10 tetor, policia greke thotë se ai është parë në banesën e tij në lagjen Papagjeu të Athinës.

Arratisja e tij ka shkaktuar debate dhe akuza ndaj Ministrisë së Brendshme greke. Kjo e fundit doli me një deklaratë ku njoftonte se po bënte gjithçka për gjetjen e vendndodhjes dhe arrestimin e Papas, ndërsa u mbrojt duke deklaruar se arrestimi i tij para se gjykata të merrte vendim më 14 tetor do të ishte i paligjshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë