Lajme

Kriza, një epokë e re për biznesin

E premtja e zezë apo ndryshe e njohur si “mini-crash” i ndodhur në 13 tetor bëri që bursa e askioneve e “New York Stock Exchange” të bjerë me 191 pikë apo me rreth 7% e kjo nëse do ekuivalentohej me ditët e sotme, do të përbënte një rënie prej 1500 pikësh.

Rod Berens, drejtuesi i kërkimeve në Morgan Stanley asokohe, bëri thirrje për një mbledhje të madhe të gjithe stafeve të departamenteve që do prekeshin nga kjo situatë, përpara se tregu i aksioneve të mbyllej. Zoti Andy Kessler, autori i këtij shkrimi në Wall Street Journal, e punonjës në atë kohë i Morgan Stanley ishte në merak e i frikësuar të shkonte në këtë mbledhje pasi disa prej aksioneve të kompanive teknologjike që ai kishte rekomanduar, në të cilat të investohej, ishin shkatërruar në vlerësimin nga tregu si rezultat i rënies së shpejtë të gjithë aksioneve në bursë.

Por sapo z. Kessler hyri në dhomën e mbledhjes, pa disa njerëz të gëzuar me shampanja e shefin e tij që i buzëqeshur i afrohet e i thotë “ Urime, po vjen koha jote”. Z Kessler në fillim ishte konfuz e nuk po kuptonte gjë, por më pasi ai mori vesh se kjo rënie e madhe në vlerë e gjithë tregut të aksioneve ishte iniciuar nga reagimi në panik i lajmit të mosrealizimit të financimit për blerjen e United Airlines përmes obiligacioneve që kapnin vlerën prej 6.75 miliardë dollarë. Mosrealizimi i kësaj blerjeje çoi në një mosbesim të madh për gjithë tregun e obilgacioneve me rrezikshmëri të lartë (junk bonds) që asokohe ishte shumë i kërkuar nga tregtuesit e instrumentave financiarë dhe investitorët si rezultat i kthimeve të larta që këto letra me vlerë ofronin. Por shitja masive e këtyre letrave me vlerë dha efekt zinxhirë e në tregun e askioneve e preku veçanërisht ato kompani që kishin emetuar shumë prej këtyre letrave me vlerë.

Me kalimin e viteve z. Kessler e kuptoi akoma dhe më mirë atë cka shefi i tij kishte dashur t’i thoshte me shprehjen “po vjen koha jote”. Përgjatë dekadës së ardhshme tregu i aksioneve u zhvendos nga kompanitë që emetonin obligacione me rrezikshmëri e kthime të larta (junk-bonds) në kompanitë teknologjike e kjo u duk me flluskën dot.com që ndodhi në fund të viteve 1990.

Kjo rënie masive në tregun e aksioneve është shenjë e ngjashme me atë që që ndodhi në 1989, pra që një epokë e re po vjen për këtë treg, sipas z Kessler. Ai mendon se tani  ju duhet t’i bëni pyetje vetes mbi gjithçka që ju dini e që kini investuar në bursë.

Andy Kessler mendon se me këtë rënie të bursave dhe ekonomisë interesi në periudhë afatshkurtër me mbarimin e kësaj pandemie nuk do të jetë më shumë i lartë për kompanitë që prodhojnë energji të rinovueshme, duke marrë në konsideratë çmimet e lira të energjisë që vijnë nga gazi dhe nafta. Gjithashtu është shumë interesante dhe fakti i studentëve që tani po mësojnë nga shtëpia. Vallë, z. Kessler ngren pyetjen, mos tarifat e universiteteve jaë shumë të larta për ato çka universitetet ofrojnë e krahasuar kjo me mënyrat e shumta që tashmë ne mund t’a marrim edukimin ?

Po kështu Andy Kessler vazhdon të ngrejë pikëpyetje mbi të ardhmen e vlerës së kompanive që realizojnë telekomunikimin, duke marrë shkas nga shumë kompani që po e shfrytëzojnë këtë dukuri në maksimum. Në lidhje me punën, Andy Kessler mendon se Kina nuk do të jetë më epiqendra e fabrikave për të prodhuar lëndën e parë apo produktet e ndryshme. Kjo pasi kostoja e ulët punëtore, që dikur përbënte avantazh krahasues për Kinën, tashmë është zhvendosur e po shihet me shumë optimizëm në Afrikë.

Seria e pyetjeve të autorit të këtij shkrimi vazhdon me rëndësinë që i duhet treguar bursave në të ardhmen si një mënyrë e mirë financimi kur shumë sipërmarje që investojnë në firma me qëllimin e rritjes së këtyre të fundit si (venture capitals dhe private equities ) ofrojnë borxhe me interesa shumë të ulët. Po kështu duhet parë me kujdes proçesi i kalimit në re (cloud computing) si dhe implementimi i mësimit të makinerive (machine learning) dhe inteligjencës artificiale (artificial Intelligence), pasi këto përbëjnë inovacionin e vërtetë dhe jo një produkt i shumëkërkuar si Air Pod i inspiruar nga filmat e Luftës së Yjeve (Star Wars-it) që varet e del jashtë veshëve.

Andy Kessler, autori i këtij opinioni mbi gjëndjen e parashikimin e tregjeve kapitale, e mbyll shkrimin e tij me këshillën më të mirë që, sipas tij, mund t’i jepet investitorëve “Në vënd që të fokusoheni se cilat qytete e shtete po bëjnë karantinim, mendoni më mirë se çdo të ndodhë më pas e si do të transformohet e ardhmja. Shumë pak investitorë e bëjnë këtë.”

Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë