Ne rrjet

Kriza në Venezuelë, Rusia dhe Kina kundër SHBA-së

Bota është ndarë tanimë në dy kampe kryesore që akuzojnë njëra-tjetrën për krizën në Venezuelë, pasi Rusia, Kina dhe Turqia, duket se kanë bashkuar forcat kundër SHBA-së e cila ka në krahun e saj Britaninë, Kosovën, Shqipërisë dhe disa vende të Amerikës së Jugut.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur mbështetje të pakufizuar për homologun e tij në Venezuelë, Nicolas Maduro. Moska dënoi fuqitë e huaja për mbështetjen e rivalit të Maduros, Juan Guaido, duke e cilësuar këtë situatë përpjekje për të "uzurpuar pushtetin". Rusia, e cila ka pasur marrëdhënie të ngushta me Venezuelën si nën udhëheqjen e Maduros, ashtu edhe Chavezit, dënoi ashpër ndërhyrjen e SHBA-së dhe aleatëve.

Putini telefonoi Maduros dhe shprehu mbështetjen për autoritetet e Venezuelës, duke deklaruar se kjo krize politike është provokuar nga jashtë". Më parë, zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, tha se Maduro ishte "kreu i ligjshëm i Venezuelës" dhe e quajti shpalljen e Guaidos president një " grusht shteti". Rusia ka dërguar kohët e fundit dy bombardues bërthamorë në Venezuelë për të marrë pjesë në disa manovrat ushtarake.

Pak kohë pasi kreu i opozitës venezueliane e shpalli veten udhëheqës të ligjshëm, Shqipëria dhe Kosova u bashkuan menjëherë me SHBA-në, për njohjen e tij. Kosova ishte shteti i parë europian që doli në mbështetje vendimit të Uashingtonit, duke u uruar qytetarëve të Venezualës në rrugëtimin drejt rivendosjes së demokracisë në këtë vend.

https://twitter.com/ediramaal/status/1088352958645968896?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1088352958645968896&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.balkaninsight.com%2Fen%2Farticle%2Falbania-and-kosovo-us-balkan-allies-recognise-the-president-of-venezuela-01-24-2019

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Kryeministri Edi Rama pohoi se Shqipëria e njeh Guaidón si kreun e shtetit të Venezuelës dhe i uron sukses në punën e tij. “Shqipëria njeh Juan Guaidó si President të Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të Shqipërisë i uroj Guaidos dhe venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin”, shkruan Rama.

https://twitter.com/pacollibehgjet/status/1088173771687714816?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1088173771687714816&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.balkaninsight.com%2Fen%2Farticle%2Falbania-and-kosovo-us-balkan-allies-recognise-the-president-of-venezuela-01-24-2019

Prishtina dhe Tirana ishin ndër vendet e pakta që kanë mbështetur SHBA-në në këtë nismë, pasi shumë nga fuqitë europianë kanë vendosur të heshtin

Juan Guaido

Guaido deklaroi ditën e djeshme se do të konsideronte mundësinë e një amnistie për presidentin Nicolás Maduro në qoftë se ai vendos të lërë pushtetin. Politikani venezuelian tha se po diskutonte më të gjitha institucionet shtetërore, duke përfshirë edhe ushtrinë, për t'i dhënë fund krizës.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të shtunën. Në një takim të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) ai e përshkroi qeverinë e zotit Maduro si "moralisht të paligjshme dhe jodemokratike .

Administrata e Trump është duke punuar për një plan për t'i kanalizuar fondet zotit Guaidó, i cili aktualisht ka vendosur të fshihet, për t’i shpëtuar atentateve kundër tij.

Në një intervistë me “Financial Times” Guaido rrëfeu se venezuleianët po jetojnë deri në pesë ose gjashtë muaj pa ujë të rrjedhshëm në shtëpitë e tyre, pa ilaçe dhe pa para të mjaftueshme për të blerë ushqim".

Maduro ndërkohë ka urdhëruar mbylljen e ambasadës dhe konsullatave të Venezuelës në SHBA, por Guaidó u ka kërkuar diplomatëve venezuelanë të qëndrojnë në postet e tyre.
Ndërkohë departamenti amerikan i shtetit ka urdhëruar stafin të largohet nga Venezuela.
Mediat venezueliane thotë se të paktën 26 persona janë vrarë gjatë demonstratave të deritanishme

SHBA-ja ka vënë një sërë sanksionesh në dy vitet e fundit, por deri më tani, administrata Trump nuk ka ndërmarrë veprime drejtpërdrejtë kundër importeve të naftës, të cilat janë një burim kryesor i parave të gatshme në Venezuelë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë