Para

Kriza bankare i shërbeu Bitcoin-it. Kriptomonedha u rrit dhe po kthehet në ‘strehë të sigurt’

Nga Gazeta 'Si'-Shumë frikë për politikën monetare federale, rritjen e aktivitetit rregullator dhe trazirat bankare.

Megjithatë, Bitcoin ka vijuar të jetë në nivele të mira duke lundruar mbi 28 mijë dollarë.

Analistët e kriptomonedhave thonë se një “ndryshim i paradigmës” po përforcon statusin e Bitcoin si një aset i sigurt, ndërsa tërheq investitorët e rinj mes krizës bankare në SHBA.

Pas rënies së Silvergate, Silicon Valley Bank (SBV) dhe Signature Bank, si dhe shitjes së gjigantit zviceran Credit Suisse te rivali i saj UBS javën e kaluar, kriptomonedha më e madhe në botë është rritur në vlerën e saj më të lartë që nga qershori 2022.

Kriptomonedha u tregtua me rreth 28.393 dollarë, me rritje 3.8% gjatë 24 orëve të fundit. Bitcoin është rritur rreth 22% këtë muaj dhe më shumë se 65% që nga 1 janari.

"Këto rregullime nga përpjekjet e zbatimit dhe kriza bankare i shërbejnë komunitetit të kriptove," tha Benoit Bosc, kreu global i produktit në firmën tregtare të kriptove.

"Bitcoin ka përfituar më së shumti dhe është rritur ndjeshëm që nga fillimi i këtyre ngjarjeve”, tha ai.

Bosc shtoi se tregjet ranë të mërkurën(22 mars) nga deklarata e kryetarit të Fed-it, Jerome Powell dhe sekretares së thesarit e të SHBA-së, Janet Yellen, të cilët përsëritën shqetësimet e tyre për inflacionin. 

Powell nuk arriti të garantonte që banka nuk do të rriste përsëri normat e interesit, të cilat disa kritikë të Fed i kanë fajësuar për fatkeqësitë e fundit bankare dhe Yellen nuk premtoi të mbronte të gjitha depozitat bankare në rast të një kolapsi më të përhapur të sektorit pa miratimin e Kongresit.

“Kur ka probleme me monedha të qëndrueshme, Bitcoin papritmas duket më i qëndrueshëm, tërheqës dhe më i sigurt se ato për momentin."

Kriptot e tjera kryesore janë kryesisht në rritje duke rifituar terrenin e humbur.

Burimi: Coindesk/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë