Rend dhe Ligj

Basha merr gjobën e dytë për takimin mbrëmë te Teatri

Kryedemokrati Lulzim Basha gjobitet për herë të dytë brenda 24 orëve. Policia e Tiranës ka gjobitur kreun e Partisë Demokratike për grumbullimin mbrëmjen e djeshme te Teatri Kombëtar pas orës 17:30.

Së bashku me Bashën janë gjobitur edhe anëtarë të tjerë të PD-së, mes tyre sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe grupi i aktorëve.

Sipas policisë ata janë gjobitur me argumentin se pas orës 17:30 nuk lejohet dalja dhe aq më tepër grumbullimi për shkak të masave anti-Covid.

Paraditen e djeshme Basha u gjobit për grumbullimin në Durrës në një takim me operatoret turistike.

Ndërkohë, policia apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës Ccovid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë