Ekonomi

Kreditë e këqija të bizneseve europiane rrezikojnë recesion të ekonomisë

Bizneset europiane po përshpejtojnë një recension që mund të ndodhë në një të ardhme të afërt për shkak të humbjeve të borxhit të keq që shënoi një rritje të dukshme në vitin 2018.

Kompanitë i raportuan 2.31% humbjet e borxheve të këqija në vitin 2018 si pjesë e të ardhurave totale, një rritje me1.69% nga 2017, sipas një raporti nga blerësi i borxhit suedez Intrum.

Gjysma e kompanive europiane nënvizuan se recesioni duket i afërt e mund të ndodhë brenda 5 vitesh, ndërsa 30% besojnë se nuk do të ketë recesion në vendin e tyre në të ardhmen e afërt. Teksa 18% e klompanive besojnë se vendi i tyre është tashmë në recesion.
Ekziston një ndarje e thekshme mes veriut dhe jugut të Europës. Në Greqi dhe Itali, recensioni shihet shihet gjerësisht si një aktualitet aktual, me respektivisht 93% dhe 84% të biznesit që thonë se ishte i pashmangshëm. Në Austri, Gjermani dhe Danimarkë, të dhënat ranë nën 35%.

CEO i Intrum Mikael Ericson është shprehur se rritja e humbjes së borxheve të këqija nga 1.69% në 2.31% vitin e kaluar ishte “një sinjal i qartë”, duke shtuar se "retë po ngrihen ngadalë mbi Europë".

“Nëse vëreni mesataren e institucioneve financiare europiane, të dhënat statistikore tregojnë se ne kemi rreth 4% kredi me probleme,” tha Ericson.

“Ekuivalentja në SHBA dhe Japoni është rreth 1%, që natyrisht ka një mbivendosje në tregun europian që ndoshta do të duhen disa vite me radhë për të shkuar aty ku duhet".
Një kredi që performon keq (NPL) është një shumë e parave të marra hua për të cilën debitori nuk ka derdhur pagesat përkatëse sipas kontratës për një periudhë të caktuar.
Daniel Lacalle, Drejtues parnë Tressis Gestion, u shpreh se kreditë me probleme nuk kishin zbritur sa më shpejt që ishte e pritshme duke pasur parasysh ambientin aktual të ulët.
"Ne duhet të kujtojmë se janë 14 shtete që financojnë veten në obligacione negative në nivel pesëvjeçar, kështu që në krye të rrezikut për korporatat, qëndron borxhi sovran", tha Lacalle, duke shtuar se vetëm një rritje 0.5% e borxhit sovran do të thotë "ndryshime të mëdha në ciklin ekonomik".

Ndasia mes Europës veriore dhe asaj jugore është gjithashtu evidente edhe tek niveli i NPL-ve. Në tremujorin e tretë të 2018-ës, Itala ka patur një nivel prej 9.45%, kurse Greqia ishte 43.4% dhe Portugalia 12%, sipas raportit të riskut 2018 të Autoritetit Bankar Europian.

Këshilli Europian në Mars propozoi rregulla të reja për të reduktuar për të zvogëluar rezervat ekzistuese të NPL-ve të bankave dhe për të parandaluar akumulimin e tyre në të ardhmen.

"Problemi është se në ekonomi është ndërhyrë masivisht dhe me norma të tilla të ulëta ju keni atë nivel të performancës së dobët në drejtim të kredive me probleme dhe në drejtim të aftësisë paguese. Do të thotë se gjërat do të ishin shumë më keq me normat e normalizuara, " tha Lacalle.
Burimi:CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë