Ne rrjet

Kosova e thotë troç: SHBA dhe jo BE, duhet të udhëheqë dialogun me Serbinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po përpiqet të tregojë se Brukseli ishte ai që do të ndërmjetësonte bisedimet, por mesazhi i Prishtinës është i qartë: bisedimet i udhëheq SHBA-ja

Edhe pse synon anëtarësimin në BE, Prishtina ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe jo Bashkimi Europian po udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pasi Uashingtoni njoftoi se do të organizojë një samit për këtë çështje më vonë këtë muaj.

Lajçak e nisi vizitën në Prishtinë  duke takuar  fillimisht presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi,

i cili konfirmoi se do ta priste në presidencë vetëm disa orë përpara mbërritjes së tij në Prishtinë. Por konferenca e përbashkët mes të dyve nxori edhe njëherë në pah zhgënjimin e klasës politike të Kosovës me BE-në.

Kosova gjithmonë ka besuar në SHBA dhe ka dalë fitimtar," tha Thaçi gjatë konferencës. "Këtë herë Shtetet e Bashkuara kanë marrë rolin udhëheqës, një vendim të cilin ne e mirëpresim.

Thaçi shprehu zhgënjimin për dështimin e BE-së për të hequr kufizimet e vizave për qytetarët e Kosovës, rreth dy vjet pasi Brukseli tha se kishte përmbushur të gjitha kushtet. Një jabë më parë ka vënë në dyshim zgjedhjen e zotit Lajçak si i dërguar për Ballkanit duke pasur parasysh se vendi i tij Sllovakia është një nga pesë shtete e BE që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

"E ardhmja e Kosovës është e sigurt vetëm kur është pjesë e një perspektive konkrete evropiane”, iu kundërpërgjigj Lajcak deklaratave të Thacit. “Ne do të punojmë në këtë drejtim së bashku me Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të shkojmë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse sa më shpejt të jetë e mundur, "shtoi ai.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1273178322550362112?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1273178322550362112&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2F30675495.html

I dërguari i BE-së thotë se pret që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë shumë shpejt.

“Pritet që unë ta mbyll ketë proces që ka nisur në 2011 me një marrëveshje të suksesshme dhe pikërisht kjo është ajo qe dua të bëj”, tha Lajçak. Më pas ai ka komentuar edhe takimin që pritet të mbahet më 27 qershor në Uashington, duke thënë se gjithçka që është arritur në dialog është rezultat i punës së përbashkët dhe të ngushtë mes SHBA dhe BE.

“Angazhimi i BE-së duhet të fillojë me liberalizimin e vizave dhe të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, iu përgjigj Thaçi.

Duke folur rreth takimit në Uashington, presidenti Thaçi deklaroi se vendi i tij ka besim të palëkundur dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E theksoj, BE, i thash edhe zotit Lajçak, është vonuar në raport me procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën, është vonuar shumë, dhe duhet të lëvizë më shpejtë. Natyrisht që Kosova do të jetë me datën 27 qershor më Shtëpinë e Bardhë, ne besojmë plotësisht në angazhimin e sinqertë dhe shumë të vendosura të administratës së ShBA-ve, por në fund të fundit për ne është me rëndësi jetike, dhe besoj qe do të ndodh, qe edhe ShBA edhe BE do të kenë një koordinim të suksesshëm si partner strategjik për Kosovën, Serbinë, Ballkanin Perëndimor për të ardhmen euroatlantike të terë rajonit si tërësi”, tha Thaçi.

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, Lajçak takoi kryeparlamentaren e Kosovës, Vjosa Osmanin, të cilës i premtoi se BE-ja do të punonte për transparencën e plotë të procesit të dialogut.

“E informova zonjën kryetare për planet tona, rreth programit tone, për metodologjinë për mënyrën se si duam të vazhdojmë në shtyrjen e këtij dialogu në një përfundim të suksesshëm pa vonesë, dhe gjithashtu theksova rëndësinë e mbështetjes sa më të gjerë të mundshme të shoqërisë për këtë dialog dhe natyrisht këtu roli i parlamentit është i pazëvendësueshëm”, tha ai.

Në fund të ditës së parë të vizitës së tij në Kosovë, Lajçak takoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me ministrat e qeverisë.

Lajcak iu përgjigj Grenell , duke e ftuar Hotin për vizitë në Bruksel, ku sipas tij duhet të fillojë edhe dialogu me Serbinë.

 “Sot e informova në emër te qeverisë për qasjen tonë karshi procesit të dialogut, për një dialog mbyll përfundimisht një marrëveshjen dhe çështjet e hapura që i kemi me shtetin fqinj, për një dialog që qon të njohja reciproke dhe qe i hap Kosovës perspektivën euro integruese sikur çdo vend tjetër. Kjo marrëveshje është e rëndësishme sigurisht për Kosovën dhe Serbinë, për qytetarët e të dy vendeve, është e rëndësishme për gjithë rajonin dhe është e rëndësishme për stabilitetin komplet të Bashkimit Evropian, vendi ynë është Brenda Bashkimit Evropian, unë jam shumë i kënaqur dhe i inkurajuar me mesazhet që zoti Lajçak na i tregoi”, tha Hoti.

“Pa dialogun e lehtësuar nga BE kjo nuk do të ishte e mundur dhe natyrisht që dua të theksoj atë që është arritur tashmë dhe ta çoj drejt një marrëveshjeje pa humbur kohë. Dhe unë gjithashtu dua të theksoj se rruga e Kosovës për në Bashkimin Europian kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serb. Kjo është thënë gjithashtu në mënyrë të qartë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në rezolutën e vitit 2010 e cila është baza e këtij dialogu. Unë dua që Kosova të përparoj në këtë rrugë dhe kjo nuk mund të bëhet nga askush përveçse Bashkimi Europian. Prandaj, Bashkimi Europian është i gatshëm të ndihmojë”, tha ai.

Ai është takuar sot më pas me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Gjatë ditës, Lajçak do të takohet po ashtu edhe me kryetarë të partive tjera.

Lajçak nuk ka folur para gazetarëve, por ka njoftuar se të enjten do të mbajë një konferencë për media.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë