Mendim

Koronavirusi ka nevojë për një shtyp të “shëndetshme”

Më shumë se 240 persona kanë humbur jetën brenda ditës në Kinë për shkak të përhapjes së frikshme të koronavirusit të ri, ndërkohë që mijëra pacientë të tjerë u diagnostikuan në provincën ku shpërtheu virusi. E enjtja ka qene dita më vdekjeprurëse që nga shfaqja e virusit “Covid-19” në janar, pasi 14.840 njerëz janë diagnostikuar brenda ditës po ashtu me koronavirusin e ri. Deri më tani numri i viktimave ka arritur në 1300 të vdekur.

Shpërthimi i kësaj epidemie ka bërë që aftësitë udhëheqëse të Presidentit Xi Jinping dhe kabinetit të tij të vihen në provë, ndërkohë që revolta në mesin e qytetarëve ka ardhur duke u rritur. Një mjek i ri që vdiq pasi u mor në pyetje për përhapje paniku për koronavirusin është kthyer në simbol për ata që kërkojnë reforma në sistemin shëndetësor.

Nuk ka dyshim se politika mban përgjegjësi. Një sëmundje e ngjashme me gripin mund të jetë e pamundur të përmbahet, por vendosja nën kontroll mund të ngadalësojë përhapjen e saj në mbarë botën deri sa të gjendet një vaksinë. Vetëm atëherë do të ishim në gjendje të themi, se gjërat mund të kishin shkuar më keq.

Por a do të jemi në gjendje ta themi këtë? Me siguri jo.

Ekspertët janë të bindur se një virus i tillë është i pamundur të izolohet për mos t’u kthyer në një epidemi globale. Kina po trajton vetëm rastet më të rënda. Të prekurit me koronavirus që shfaqin simptoma të lehta nuk trajtohen për shkak të sistemit të mbingarkuar mjekësor. SHBA-ja ndërkohë po bllokon dhe kontrollon udhëtarët nga Kina. Por kjo nuk do të ketë asnjë efekt tek personat e infektuar nga vendet e treta (11 raste në Francë, Spanjë dhe ShBA). Disa vende ku është i pranishëm virusi mund të preferojnë të fshehin epideminë, duke thënë se bëhet fjalë për në epidemi gripi ose ftohje e zakonshme për të shmangur ndërprerjet e shkëmbimeve tregtare. (Mos e nënvlerësoni këtë faktor: Një studim i vitit 2017 zbuloi se 10% e të infektuarëme ne Ebola gënjenin mjekët për të shmangur vendosjen në karantinë.)

Se sa vdekjeprurëse mund të jetë sëmundja, është ende e paqartë, por vdekshmëria është ndoshta shumë më pak se 2%. Mister është arsyeja përse shumica e të infektuarve në Kinë janë në gjendje kaq të rënda ndërsa shumica e të prekurve jashtë Kinës janë në gjendje shumë më të qendrueshme. Arsyeja mund të ketë të bëjë më faktin se të prekurit që shfaqin simptoma të lehta ose janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore mund të raportohen fare si të prekur nga koronavirusi. Kjo nënkupton se numri i pacientëve të diagnostikuar me koronavirus mund të jetë shumë më i lartë.

Ashtu si nga gripi i zakonshëm, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë janë në rrezik më të madh për jetën. Epidemia e gripit në vitet 1918-19 vrau miliona për shkak të ndërlikimeve të cilat sot trajtohen lehtësisht. Sidoqoftë, situata paraqitet kritike në vendet më pak të zhvilluara, të cilat nuk dihet si do të reagojnë kur të preken nga koronavirusi kinez. Miliona kinezë vlerësohet se po punojnë në Afrikë, ku sistemet shëndetësore të vendeve të botës së tretë nuk do të jenë në gjendje të mbajnë nën kontroll komplikimet sekondare siç janë infeksionet bakteriale, të cilat, në këtë rast, mund të jenë vrasësit e vërtetë.

Në Pekin qytetarën nuk dalin në rrugë pa maska, Gazeta Si, 2020

“Ne jemi të bindur që ndalimi i udhëtimeve drejt Kinës do të parandalojë përhapjen e virusi për ndoshta një javë. Por kjo nuk ka kuptim në kontekstin e zhvillimit të një vaksine. Gjetja e një vaksine mund të zgjasë një vit ose më shumë”, u shpreh doktoresha Jennifer Nuzzo, përpara një komiteti të Shtëpisë së Bardhë.

Fati i madh i SHBA-së në identifikimin dhe izolimin e personave të infektuar në kohë ka të ngjarë marrë fund së shpejti. Por vendet e tjera ende kanë përparësi të mëdha në krahasim me Kinën, ku sëmundja mund të ketë nisur të përhapet që nga nëntori dhe të moshuarit dhe të prekurit kurrë nuk morën paralajmërime për t’u mbrojtur. Kina kontrolloi të gjitha publikimet e mediave mbi virusin, duke mos u dhënë njerëzve asnjë paralajmërim mbi rrezikun që u kanosej. Edhe në momentin që flasim raportet e mediave kineze vazhdojnë të jenë të kufizuara, për të mos përhapur panik. Ndërkohë që qytetarët perëndimorë këshillohen cdo ditë nga mediat dhe ekspertët se si mund ta mbrojnë veten nga ky virus, qytetarët në Kinë vazhdojnë të qendrojnë në errësirë.

“Lani duart. Shmangni vendet e mbushura me njerëz. Beni vaksina gripi për të zvogëluar rrezikun e një infeksioni, simptomat e të cilit ju bëjnë të dyshoni për koronavirusin, edhe nëse nuk keni qenë të ekspozuar.

Kina duhet të mësojë tanimë një gjë të rëndësishme: Kur shfaqet një virus i ri respirator, shtypi i lirë është i domosdoshëm gjatë emergjencave mjekësore. Hapat që një publik i informuar mund të ndërmarrë për të mbrojtur veten e tij janë shumë më të fuqishme se çdo
Nuk dihet ende nëse epidemia e rrezikshme filloi me të vërtetë në një treg kafshësh të gjalla në Wuhan, siç u raportua për herë të parë. Por censurimi i lajmeve për shpërthimin e virusit kur u zbulua ishte gabimi më fatal i Kinës. /Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë