Treg

Koronavirusi, njerëzit kanë frikë të blejnë nga Kina

Shpërthimi i koronavirusit vdekjeprurës në Kinë bërë që qytetarët të mendohen dy herë përpara se të porositin produkte në internet nga Azia. Kompania më e madhe në botë e shitjeve online, “Aliababa” ka njoftuat një rënie të të ardhurave tremujorin e fundit, pasi koronavirusi duket se ka shkatërruar zinxhirët e furnizimit dhe dërgesave të mallrave.

Sipas drejtuesve të lartë të kompanisë, duke nisur nga dhjetori i vitit 2019 deri në 10 shkurt, numri i shitjeve në internet ka pësuar rënie të jashtëzakonshme. Drejtuesi Daniel Zhang tha se kthimi i vonuar në punë pas Vitit të Ri Lunar, për shkak të shpërthimit të virusit i cili ka vrarë më shumë se 1.350 njerëz në Kinë kishte shkaktuar probleme dhe vonesa në përmbushjen e dërgesave.

Ai tha se vonesat kishin ardhur duke u shtuar nga dita në ditë për shkak të numrit të madh restoranteve që ishin mbyllur si rezultat i shpërthimit të virusit. Sikur të mos mjaftonte kjo, frika se koronavirusi mund të përhapet përmes porosive në internet ka shkaktuar po ashtu rënie të ardhurave.

“Ne si bizneset e tjera nuk jemi imune ndaj epidemisë,” tha Zhang.  Ai thekson se Alibaba dhe Aliexpres kishin vënë re një rritje të shitjeve të veshjeve mbrojtëse, dorashkave, maskave dhe mjeteve stelirizuese. Por parashikimet e kompanisë për muajt e ardhshëm janë edhe më pesimiste.

“Fitimet e Alibaba-s për dy tremujorët e ardhshëm me siguri do të marrin një goditje të rëndë nga shpërthimi i koronavirusit. Sidoqoftë, financat e kompanisë janë mjaft të forta për t’i bërë ballë kësaj rënie afatshkurtër”, thotë Jesse Cohen, analiste financiare e shitjeve në internet.

Zakonisht të ardhurat e Alibabas arrijnë kulmin në tremujorin e dhjetorit për shkak të festave të fundvitit.

Kompania tha se po mbështeste luftën kundër shpërthimit të koronavirusit duke furnizuar dyqanet që janë pjesë e kësaj platforme me nevojat e përditshme dhe futjen e masave lehtësuese. Po ashtu Alibaba ka thënë se do të ofrojë 2.9 miliardë dollarë kredi për ndërmarrjet në Kinë pas shpërthimit të korovirusit.

Alibaba është parë shpesh si një dritare për ekonomisë e të Kinës, por ashtu si çdo sektor tjetër i ekonomisë kineze ndodhet në presion të jashtëzakonshëm për shkak të virusit vdekjeprurës.

Më Shumë