Shendet

Koronavirus tek dera- Nëse keni shenja telefononi në 127, mos u dyndni në urgjenca

Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, në një komunikim për mediat pak minuta më parë konfirmoi se në vendin tonë nuk kemi asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar me koronavirus.
Ajo theksoi se njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm për sa i përket higjienës personale. Bino shpjegoi se koronavirusi përhapet njëlloj si virusi i gripit, me anë të spërklave, por ka një vdekshmëri më të lartë se virusi i gripit.
“Simptomat janë të ngjashme me gripin, me rëndësi është historia e udhëtimeve. Nuk duhen neglizhuar shenjat, të kontaktojnë menjëherë numri 127. Simptomat kryesore lidhen me problemet e frymëmarrjes. Por nuk duhet të dyndeni nëpër urgjenca. Kontaktoni në telefon me mjekun e familjes, te 127. Ka disa pajisje jo një, ka të gjitha kitet dhe ragentët për të diagnostikuar koronavirusin në vend. U bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë nga Italia apo Kina, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim mjekësor. Kemi përcaktuar rregullat si do bëhet vetë karantinimi në shtëpi dhe karantina e posaçme në strukturat shëndetësore,” ekspertja.
Ndër të tjera ajo theksoi se Laboratori i ISHP është i njëjtë me laboratorët e vendeve europiane për të konfirmuar sëmundjet e rrezikshme. Gjithashtu ajo theksoi se metodikat janë të njëjta si në të gjitha vendet e botës.
“Janë përforcuar masat ne kufi, iu bëj thirrje udhëtarëve që udhëtojnë si nga Italia dhe nga Kina të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim shëndetësor,” shpjegoi Bino.
Ndër të tjera ajo i bëri thirrje qytetarëve që të besojnë tek struktura shëndetësore dhe cd o njeri nuk duhet të neglizhojë shqetësimet shëndetësore, sidomos nëse njëra prej tyre është vështirësia e frymëmarrjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë