Shendet

“Asnjë shqiptar i prekur nga virusi në Itali”

Ambasada e  Shqipërisë në Itali, dhe Konsullatat  e  Përgjithëshme në Milano dhe në Bari përmes një njoftimi zytrar thonë se “po ndjekin me vëmendje situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë”.

Sipas njoftimit,  deri tani nuk kemi informacion për qytetarë shqiptarë të prekur.  Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet  i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ambasada  thotës e  së bashku me MEPJ dhe Ministrinë tonë të Shëndetësisë, janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë  italiane dhe Departamentin e Mbrojtjes Civile të Këshillit të Ministrave për masat e përbashkëta për parandalimin e perhapjes së virusit në territorin shqiptar.

Ambasada i bënë thirrje qytetarëve  shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali të respektojnë masat e urdhëruara nga autoritetet italiane në situatën e emergjencës.

Ambasada në Romë dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari vazhdojnë normalisht punën në shërbim të qytetarëve. Informime të mëtejshme do të vijojnë në vartësi të zhvillimit të situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë