Kush janë klubet më të ndjekur në botë në rrjetet sociale? “Sporting Intelligence” ka bërë një klasifikim sipas raportit vjetor, duke marrë në konsideratë Tuiterin, Instagramin dhe Fejsbukun. Komandojnë listën dy klubet e mëdha spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona, që duket se i kanë “privatizuar” medaljet e arit dhe të argjendit.
Pas tyre dominojnë anglezët, ndësa Juventusi është ekipi italian më i ndjekur në rrjetet sociale dhe në klasifikimin e “Sporting Intelligence” mban vendin e 5-të. Real Madridi mban vendin e parë me 223.888.433 ndjekës, Barcelona të dytin me 213.614.164 ndjekës, ndërsa pas tyre vijnë Mançester Junajtid me 125.979.251 ndjekës, Çelsi me 81.087.951 ndjekës dhe Juventusi me 80.958.951 ndjekës. Milani, në pritje të efektit Ibrahimoviç është në vend të 12-të dhe ka më shumë ndjekës se Golden Stejt Uarriors në basketbollin amerikan, që qëndron një vend më poshtë. Interi mban vendin e 17-të me 23.874.821 ndjekës, ndërsa kuqezinjtë kanë 38.328.684 ndjekës.
Është njën klasifikim i dominuar nga klubet e futbollit. Për të gjetur klubin e parë të një sporti tjetër duhet të shkojmë në vend të 11-të, ku qëndron Los Anxheles Lejkërs, klubi i NBA–së, me 39.699.365 ndjekës në të tre kanalet e rrjeteve sociale. Në fakt, basketbolli amerikan është sporti me numrin më të madh të klubeve në listën me 30 ekipe. Janë 7 ekipe të NBA-së, ku veç Lejkërsave janë edhe Uarriors, Bulls, Hits, Rokets, Kavaliers dhe Selltiks.
Mjaft i ndjekur është edhe kriketi, para së gjithash në Indi. Një sport që përfaqësohet me 4 klube në klasifikimin prej 30 pjesëtarësh. Ka vend edhe për sporte të tjera, siç është futbolli amerikan (NFL), që përfaqësohet me Kaubojs dhe Patriots, si dhe bejsbolli amerikan që në këtë listë ka ekipin e Jankis.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.