Sport

Nurmagomedov fiton ndeshjen e 29 në histori dhe e mbyll karrierën

Khabib Nurmagomedov u konfirmua sërish një kampion absolut në sportet luftarake (MMA), duke triumfuar ndaj Justin Gaethje, ndeshje që u zhvillua në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Khabib i mjaftuan dy raunde për të shkatërruar kundërshtarin amerikan, në ndeshjen e fundit të karrierës.

https://twitter.com/erknoncn/status/1320109426167238656

Raundi i parë u fitua nga Khabib me rezultatin 10-9, ndërsa në fillimin e së dytës u mbyll ndeshja. Raundi i parë deri diku i barabartë, Gaethje u mundua ta dëmtonte kampionin në këmbë me goditjet e tij. Khabib arriti ta trondiste në një moment më një grusht me të djathtën, ndërsa në fund Justin i shpëtoi kapjes. Khabib tregoi në raundin e dytë që është i pathyeshëm, duke bere një “triangle chop”. Gaethje nuk rezistoi dot dhe u dorëzua. Një metodë e njohur kjo për rusin që fiton ashtu si ndaj McGregor apo Poirier. Khabib tashmë ka një rekord prej 29 fitoresh dhe asnjë humbje duke mbetur kampion i pamposhtur.

https://twitter.com/Kape_Con/status/1320107558938566661

Kampioni la dorezat e tij në kafaz para se të largohej. Një veprim ky që konfirmon largimin e tij përfundimtar nga UFC dhe fitorja i dedikohej babait të tij, që u nda nga jeta pak kohë më parë për shkak të Covid-19. “Dua të falenderoj skuadrën time. Sot dua të them se është ndeshja ime e fundit. E dija se duhet të vija këtu pa babanë tim dhe është hera e parë që ndodh. “Kur UFC më telefonoi për t’u ndeshur me Justin fola me nënën time për 3 ditë me radhë. Ajo nuk donte që unë të luftoja pa babanë, por i premtova se do të ishte ndeshja ime e fundit. Nëse jap fjalën time, duhet ta ndjek atë”, – tha ai duke i dhënë fund një karriere fantastike.  

https://twitter.com/SpinninBackfist/status/1320107290712809473

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë