Mjedis

“Kërmijtë më të bukur në botë” të kërcënuar nga tregtia e paligjshme

Kërmijtë Polymita që njihen ndryshe dhe si kërmij të pikturuar vijnë në një larmi ngjyrash: pastel të verdhë dhe rozë, të kuqe, të zezë, të bardhë dhe pavarësisht ngjyrave, forma dhe pamja bëjnë që këta lloj kërmijsh të shihen nga njerëzit si mrekulli e natyrës.

Kuba është vendi me larminë më të madhe të kërmijve në botë dhe në asnjë vend tjetër nuk ndodhen këto kërmij të veçante e për këtë arsye janë kërkuar prej kohësh nga koleksionistët të cilët jua shesin turistëve ose i tregtojnë ato jashtë vendit në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Kjo kërkesë është një arsye pse Kuba i rendit si speciet më të rrezikuara dhe pse Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare ka ndaluar tregtinë e tyre që nga viti 2017.

"Për karakteristikat e tyre të mrekullueshme këto kërmijtë konsiderohen më të bukurit në planet," thotë fotografi Bruno D'Amicis.

Në pjesën më të madhe, kërmijtë jetojnë në pemë dhe shkurre, duke ngrënë myshqe, burime të mineraleve që i‘u japin ngjyrat mahnitëse të cilat ju sjellin dhe të keqen më të madhe.

D’Amicis kujton një udhëtim shkollor kur ishte adoleshent, tre dekada më parë. Grupi i tij hasi në një grumbull kërmijsh që ngjiteshin në pemë. Ai u mrekullua me ta ndërsa “djemtë e tjerë filluan t'i vrisnin për të marrë guaskën e tyre, vajzat i vranë me shkopinj. Fillova të qaja dhe shkova t'u tregoja mësuesve dhe mësuesit nuk e kundërshtuan sepse vrasja dhe mbledhja e kërmijve ishte e zakonshme.”

Midis 2012 dhe 2016, departamenti i doganave të Kubës bëri 15 konfiskime gjithsej, më shumë se 23,000 guaska kërmilli të nisura për në SH.B.A.

Adrián González Guillén, një ekspert i kërmijve dhe fotograf thotë se autoritetet doganore janë "shumë efektivë" në parandalimin e turistëve që të marrin qoftë dhe një numër të vogël të kërmijve nga vendi e megjithatë kërmijtë e pikturuar janë të disponueshëm në SH.B.A., Spanjë dhe Tajvan edhe pse mbledhja dhe shitja e kërmijve të pikturuar në Kubë dënohet me gjobë sipas Reyes-Tur.

Për të parë se sa efektiv është ky ligj, D’Amicis vizitoi dyqanet ne zonat turistike pranë qytetit Baracoa.

Ai tha se shitësit nuk ishin duke shitur hapur guaska të Polymita, kështu që ai vendosi të luante rolin e një turisti naiv dhe të kërkonte diçka tjetër të veçantë për të blerë. Pas kësaj një çift vendas e ftoi në shtëpinë e tyre dhe i treguan pesë çanta të mbushura me guaska kërmijsh të pikturuar. “Ata kishin me shumë mundësi rreth 30,000 copë,” tregon D’Amicis.

Për të mbrojtur kërmijtë e pikturuar të Kubës, Organizata Reyes-Turs po punon për të edukuar Kubanezët dhe vizitorët në lidhje vlerat e tyre.

D’Amicis, e cila i kushtoi jetën e saj kërmijve të pikturuar thotë "Unë nuk kam as fëmijë dhe grua ... Unë thjesht dua të shikoj gjallë kërmijtë e mi dhe mendoj se gjëja më e rëndësishme është të vazhdohet me këtë detyrë fisnike të studimit, edukimin mjedisor me fëmijë dhe të rinj që janë e ardhmja e shoqërisë. Ne duhet t'i kushtojmë shumë dashuri kësaj detyre dhe nuk mund të lodhemi kurrë."

Burimi:National Geographic. Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë