Politike

Kërkesa e SPAK/ Berishës t’i ndalohet komunikimi me persona të tjerë, veç atyre në banesë

Gazeta Si – Vendimi i Gjykatës për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u shty për ditën e mërkurë. Zbardhet ndërkohë kërkesa e SPAK, ku thuhet se Berishës i ndalohet komunikimi me persona të tjerë, përveç atyre që jetojnë me të në banesë.

“Me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, - shkruhet në kërkesën e SPAK.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme u shty sot, sepse avokatët e ish-kryeministrit Berisha kërkuan kohë që të njihen me provat dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë