Biznes

Kapitali privat mënyra më e mirë për të investuar

Të paktën 7,62 cm e gjatë nga koka deri tek bishti, hardhuca Dunes Sagebrush është krijesa më e butë në tokë. Reptili i vogël jeton në Teksasin Perëndimor ku Vista Proppants & Logistics Ltd. po përpiqeshin të ndërtonin një minierë rëre. Vista zotërohet nga një firmë me kapital privat, First Reserve Corp, me vendndodhje në Greenwich, Conn.,dhe vëzhgues të rastit, midis zotëruesve të universit, hardhuca e përulur mund të ketë kuptuar se hapi tjetër për të do të ishin buldozerët.

 

Rëra ishte e cilësisë së lartë, dhe hardhuca, edhe pse ishte gjetur në vetëm 11 zona në Teksas dhe New Mexico, ishte mjaft pjellore për të qëndruar jashtë çdo liste të rrezikuar ose të kërcënuar. Se çfarë Vista bëri më pas ishte surprizuese. Minatorët bashkëpunuan me specialistë të zonës për të qenë të sigurt që hardhucat të mos dëmtoheshin gjatë gërmimit të rërës.

 

Altruizëm? Ndoshta jo. Nëse  Vista dhe  First Reserve do të vepronin ndryshe pa pyetur për hardhucat, do të ishin përballur me gjykatat, reagimet e vendasve, dhe deklaratat e mediave duke i cilësuar ata si të këqinj. Duke bashkëpunuar me vendasit, Vista zbuti rrezikun. Dhe duke zbutur rrezikun, Vista po bënte një zgjedhje biznesi të zgjuar.

 

Shumë e shumë firma me kapital privat kanë punuar për të vërtetuar tezën që mund të jesh i suksesshëm duke bërë mirë. Blackstone Group LP ka një ekip që udhëhiqet nga  Don Anderson e punon me kompanitë si Equity Office Properties Trust dhe Hilton Worldwide Holdings Inc. detyra që kryen është  fikja e dritave në korridoret bosh, kontrolli i temperaturës së dhomave dhe ulja e përdorimit të ujit. Idea është kurismi i parave duke kursyer burimet natyrore. KKR & Co. punon me organizata jofitimprurëse përfshi Fondin e Mbrojtjes Mjedisore për të përmirësuar mjedisin, shoqërinë, dhe praktikat e lidhura me qeverisjen në Portofolio company, duke u fokusuar në ndryshime operacionale. Cinven Ltd. me seli në Londër kërkon në mënyrë tremujore kontrollin dhe raportet për punonjësit në lidhje me sëmundjet profesionale, përfshirjen dhe diversitetin.

 

Firma të tjera kanë fonde të dedikuara për mbështetjen e kompanive me një mision të qartë dhe të mirëartikuluar për përmirësimin social. Fondi i rritur i TPG, për shembull, është investuar në në një aplikacion që inkurajon njerëzit për të mbledhur kursimet e tyre për ti investuar. Nëpërmjet Fondit të Dyfishtë të Ndikimit, Bain Capital LP mbështeti një riciklues dhe një kompani fitnesi që veprojnë  në komunitetet e margjinalizuara. Investimi në targetin e automjeteve tradicionale synon të njëjtin kthim financiar që vendoset nga strategjitë e e firmave tradicionale buyout.

 

 

Lawrence Heim, drejtor menaxherial tek firma konsulente Elm Sustainability Partners LLC, thotë se bota e biznesit është në mes të rikonceptimitt të vlerës së qëndrueshmërisë. “Ne jemi të interesuarit kryesorë për të zbuluar mënyra të reja për të monetarizuar qëndrueshmërinë në një mënyrë vërtet kuptimplotë,” thotë ai.

 

Firmat me kapital privat janë veçanërisht të krijuara për tu kujdesur në lidhje me rezultatet afatgjata. Ndërsa kompanitë publike mund dhe investojnë në inisiativa që duan vite të japin frytet, performanca e tyre lidhet me të ardhurat tremujore. Drejtuesit rimarrin aksionet dhe shtojnë dividentët për të mbështetur parashikimet e tyre financiare, dhe në rastet e kompensimit të bazuar në aksione, shtojnë pagesat e tyre personale. Firmat Buyout, edhe ato që janë publike, përgjigjen fillimisht për fondet e pensioneve, dhurata dhe investitorë të tjerë, të cilët bien dakord që të japin shuma të mëdha parash për vite. Ata shpesh blejnë aksione kontrolluese në kompani, duke përfshirë edhe pjesën e bordit me qëllim që të kenë mundësi të bëjnë ndryshime. Çfarë ka më shumë? Koha e invesimit të tyre shpesh zgjat më shumë se sa e investitorëve të tjerë. Firmat private tradicionale operojnë me një cikël investimi një dekadë të gjatë—e shumë të tjera publikojnë periduha më të gjata ­—duke du hënë kohë dhe hapësirë përfitimeve afatgjata.. Për shembull, mund të duhen  vite për të kursyer nga faturat e energjisë për të realizuar ndryshimin e teknologjisë së vjetër me të renë. Sipas Preqin Ltd.,bëhet fjalë për një shitje më të lehtë kur arrihen rendimentet brenda pesë vitesh e gjysmë, periudha mesatare mes blerjes dhe shitjes së aksioneve të një firme buyout, se sa për një periudhë raportimi tremujore.

 

Jo çdokush mendon se nëse ndërmarrja ka prioritet realizimet sociale, automatikisht kjo përkthehet në përfitime. Mendimi ku bazohen politikat e Presidentit Trump presupozon  që marrëveshja për klimën me Parisin të përkthehet në vende pune për amerikanët; Plani i Energjisë së Pastër ka zgjedhur padrejtësisht fituesit dhe humbësit e korporatave; përgjegjësia ligjore për ndotjen e rrugëve ujore ka penguar bërjen e parave të ndershme; dhe mbrojtjen federale të shtigjeve të pacënuara, të tilla si monumentet kombëtare ‘the Bears Ears’ dhe ‘Grand Staircase-Escalantenë’ në Utah , shpimet shkatërruese në miniera dhe urinë e komuniteteve lokale e zhvillimin e vendeve të punës Shumë investitorë po u kthehen alternativave të tjera. Sigurisht, kushton më lirë të çlirosh dioksid karboni në qiell. Me siguri, hedhja e mbeturinave kimike në ujërat lokale shkurton shpenzimet.

 

Pa dyshim që do të ishte më e lehtë për drejtuesit e firmave të heqin dorë nga shpenzimet e sigurisë që parandalojnë aksidente, por që do të çojnë në fitime. Të gjitha këto janë të vërteta, por vetëm në afatshkurtër. Në terma afatgjatë kostot do të jenë reale dhe të larta. Dhe ato do të ndahen jo vetëm mes kompanive, por edhe më gjerë. “Qëllimi i punës tonë është të kemi një liçencë sociale për të operuar dhe publikisht të mbajmë qëndrim për atë që ëshët e drejtë,” thotë Kim Thomassin, zëvendës predienti ekzekutiv në Menaxhimin e Pensioneve Kanadeze Caisse në Québec. “Zëri i investitorëve institucional është ekstremisht i rëndësishëm. Nuk do të rreshtim kurrë së diskutuari për paratë.”

 

Kjo është ajo çfarë ndodhi kur  Trump lehtësoi mbrojtjen e tokës federale. Kur administrata e tij hapi Bears Ears për kompanitë e nxjerrjes në shkurt, nuk kishte ofertues.

 

Për kritikët, filozofia e Trump i drejtohet një komuniteti biznesi të painformuar në lidhje me përgjegjësinë sociale. Duhet kthyer pas në kohë, në Epokën e Argjendtë të Amerikës, në fund të shekullit të 19-të dhe fillim të shekullit të 20-të. Më vonë, bumi i biznesit pas Luftës së Dytë Botërore u shenjua nga një përdorim në masë i drogës, u shkaktuan defekte zemre në lindje, aksidente minerare që dëmtuan një brez të tërë punëtorësh. Nuk ishte deri në krijimin e U.S. Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në vitin 1970, në orën e Presidentit Riçard Nixon, se prokuroria dhe shpenzimet e lidhura me të ishin marrë seriozisht dhe kompanitë bënë një shaming të zgjeruar publik si një shpenzim të mundshëm.

 

Mbeten për të parë tanimë kërcënimet që i kanosen planetit. Ndryshimi i klimës ka bërë mjaftueshëm që akulli Arktik të zhysë ishuj të tërë. Ndotja e ujit ka bërë zonat përreth të pabanueshme. Minatorët e qymyrit po shkatërrohen nga rikthimi i mushkërive të zeza.

 

Megjithatë ndërgjegjësimi karshi mjedisit, sigurinë në punë të punëtorëve, ndërgjegjësimi karshi diversitetit po përhapet gjithmonë e më shumë, në pjesën më të madhe të mjediseve ekonomike. Ekziston ndërgjegjja se rreziku është prezent kur të mësipërmet nuk merren parasysh.

 

Përshembull: 3M Co., prodhuesi i Note Post-it, në muajin shkurt pagoi 850 milionë dollarë për shtatë vjet për procesin gjyqësor në lidhje me kimikatet që u hodhën në ujë. John Banovetz, oficeri kryesor i teknologjisë së 3M, tha se, ndërsa kompania nuk beson se ekziston një çështje e shëndetit publik lidhur me kimikatet, zgjidhja pasqyron angazhimin e saj ndaj përfitimit të qëndrueshëm

 

"Henry Cornell, themelues i Cornell Capital LLC dhe ish-ekzekutiv në Goldman Sachs Group Inc., tha:" Ndërgjegjësimi mjedisor është i përfshirë në investime inteligjente të kapitalit privat".

 

Në të vërtetë, çështjet mjedisore dhe sociale po rrënjosen kaq shumë në qeverisjen e korporatave, saqë firmat e kapitalit privat kanë gjetur një mënyrë për të matur qëndrueshmërinë në gjuhën e fitimit dhe humbjes.

 

Blackstone ka raportuar më shumë se 15 % kursime të energjisë nga programet e efiçencës në portofolin e rezorteve dhe hoteleve të saj. TPG Rise ka zhvilluar  një sistem për të monitoruar rritjen e trashëgimisë familjare në një biznes Indian, për shembull, mat kursimet që janë të lidhura me sigurimin e shëndetit dhe shpenzimet ligjore përmes portofolit të kompanisë EverFi.Inc që bën kurse digjitale për të edukuar studentët dhe punonjësit në çështje të parandalimit të dhunës seskuale.  

 

Firmat me kapital privat e njohin audiencën e tyre, Qëndrueshmëria ka fituar një zë në mbledhjet e komitetit të investimeve.

 

Por të mos harrojmë që këto firma janë për të përfituar të mira materiale. Kursimi i energjisë apo jeta e egër kanë përfitime financiare, por ato shpesh janë tepër margjinale për të qenë faktori vendimtar.

 

Karburantet fosile kryesisht mbeten një ndërmarrje fitimprurëse, por emetimi i karbonit po e degradon ngadalë planetin.

 

Përfaqësuesit e kapitalit privat janë përgjegjës për gjenerimin e kthimeve të nivelit të lartë për partnerët e tyre të kufizuar, dhe fondet e dedikuara për gjenerimin e kthimeve sociale ose mjedisore nuk kanë performuar në mënyrë uniforme në shumë të tilla. Nga kjo perspektivë, nuk është për t'u habitur që shumica e firmave të kapitalit privat nuk kanë shkuar të gjitha për qëndrueshmërinë. Rreziku qëndron se nuk po marrin në konsideratë kostot sociale që aktualisht nuk duhet të mbështesin. Në terma afatgjatë ata dhe shoqëria mund të paguajnë një çmim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë