Drejtësia

I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet në Krujë Ylli Zalla

Ylli Zalla është arrestuar, ka bërë me dije Ministria e Brendshme. Përmes një njoftimi, raportohet se operacioni është organizuar nga forcat RENEA, Policia e Krujës, Tiranës dhe ‘Operacionalja.’

Zalla ishte fshehur në një banesë tjetër në afërsi të shtëpisë së tij në Zallë të Fushë-Krujës. Në momentin e arrestimit, i shumëkërkuari ka qenë i armatosur me kallashnikov e fishekë.

Zalla është i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin e Rinasit dhe i shpallur në kërkim pas zbulimit të arsenalit të armëve më 20 shkurt të këtij viti. Një ditë më parë, atij iu vendos tritol në banesë, çka bëri që makina e tij, tip ‘Benz’, të shkrumbohej.

Për ngjarjen e një dite më parë, policia u njoftua nga bashkëshortja e Zallës që ndodhej në Itali, ndërsa mbetet e hapur pista që autori të jetë vetë ai. Por në një video, Zalla ka mohuar që tritolin ta ketë vendosur vetë për të marrë azil politik, teksa akuzoi Policinë dhe bandat e krimit të organizuar se po përpiqen ta vrasin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë