Tre punonjës janë proceduar penalisht në Dibër në lidhje me zjarrin që përfshiu Parkun Kombëtar të Lurës.
Bëhet fjalë për shefin e monitorimit të parkut dhe dy roje mjedisi, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masat e nevojshme për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e territorit nga zjarri. Si pasojë, sipas Policisë, janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore.
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për dokumentimin e rrethanave të zjarrit në parkun kombëtar të Lurës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për K. S., 35 vjeç, S. L., 51 vjeç, të dy banues në Dibër, dhe A. L., 64 vjeç, banues në Tiranë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje