Nga Gazeta ‘Si’- Administrata Tatimore ka nisur kontrollet e bizneseve online, nën dyshimet e evazionit fiskal dhe mosregjistrimit.
Pas aksioneve në sektorin e ndërtimit dhe agjencitë imobiliare, Administrata Tatimore ka vendosur të zgjerojë kontrollet edhe në tregtinë dhe shërbimet online.
Në fokus do të jenë bizneset që ushtrojnë aktivitet në internet, me kontrolle mbi regjistrimin, deklarimin e qarkullimit, pagesën e TVSH-së, deklarimin e punonjësve dhe pagave, si dhe faturimin elektronik.
Administrata Tatimore thotë se përmes analizës së riskut dhe shkëmbimit të të dhënave do të identifikojë subjektet që paraqesin risk më të lartë për shmangie të detyrimeve tatimore.
Aksioni vjen pas Planit Operacional për sektorin e ndërtimit, i cili nisi me një fushatë informuese 30-ditore dhe më pas kaloi në kontrolle ndaj subjekteve që nuk iu përgjigjën kërkesave të administratës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje