Biznes

Jaguar Land Rover: Brexit kërcënon 80 miliard paund investime në Britani

Jaguar Land Rover parashikon se një marrëveshje e keqe e  post Brexit do të kërcënonte 80 miliard paund plane investimesh për Mbretërinë e Bashkuar dhe mund ta shtrëngojë atë që të mbyllë fabrikat.

Prodhuesi më i madh i makinave në Britani, që zotërohet nga Tata Motors Indiane, tha se "zemra dhe shpirti i kompanisë janë në Mbretërinë e Bashkuar".

Por, u shpreh, JLR (Jaguar Land Rover) se, pa patur tregti jo frustruese planet e investmeve të tij britanike do të ishin në rrezik.

Paralajmërimi erdhi pasi Downing Street nxorri detaje për marrëveshje të mundshme doganore post-Brexit.

Shefi ekzekutiv i Jaguar Land Rover, Ralf Speth tha: "Një marrëveshje e keqe post- Brexit do ti kushtonte  Jaguar Land Roverit më shumë se 1.2 miliard paund çdo vit.

"Si rrjedhojë, ne do të na duhet të korrigjojmë në mënyrë drastike profilin tonë të shpenzimeve. Ne kemi shpenzuar rreth 50 miliard paund në Mbretërinë e Bashkuar në pesë vitet e shkuara –me një plan për shpenzime të mëtejshme prej 80 miliard paund më shumë në pesë vitet e ardhshme.

"Ne do të përballshim me një rrezik të konsiderueshëm nëse do të kishte marrëveshje të gabuara."

Speth u shpreh se firma ka nevojë urgjente për "qartësi më të madhe" për të vazhduar investimet e mëdha në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai është shprehur për Financial Times: "Nëse unë do të jem i shtrënguar të largohem sepse nuk do të kemi një marrëveshje të duhur, ne do të mbyllim fabrikat këtu në Britani dhe ajo do të ishte një situatë shumë e keqe. Kjo është hipotetike dhe,  unë shpresoj që kjo të jetë një alternativë me të cilën nuk do të duhet të përballemi kurrë.”

Paqartësia e Brexit, ashtu si edhe e ardhmja e makinave me naftë, ka detyruar prodhuesit e makinave të deklarojnë një sërë ndryshimesh në bizneset e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Në fillim të vitit, JLR u shpreh se do të shkurtonte prodhimin në fabrikat e saj në Halewood, Merseyside ku ajo ndërton tre modele të Range Roverit.

Në Prill, kompania vendosi të mos rinovonte kontratat për 1,000 punonjës të përkohshëm në Solihull.

Muajin e kaluar, JLR tha se do të ndryshonte prodhimin e  Land Rover Discovery SUV nga Britania në Sllovaki, e lidhur me humbje të vendeve të punës.

Megjithatë, prodhuesi tha gjithashtu se po investonte në fabrikën e Solihull për të mundësuar prodhimin e modeleve të reja të Range Rover, disa prej të cilave do të jenë elektrike, duke nisur nga 2020.

PB Balaji, shef i zyrës së financës në Tata Motors, tha: "Jaguar Land Rover dhe Tata Motors kanë patur gjithmonë bindjen se paqartësitë prej Brexit janë të shmangshme dhe biznesi kërkon qartësi për të siguruar që industria të marrë kohën e nevojshme dhe vendimet e drejta për të menaxhuar tranzicionin.

"Përpos kësaj, Jaguar Land Rover ka nevojë për akses të lirë dhe të plotë në tregun e vetëm (të përbashkët) përtej tranzicionit për të mbetur konkurrues, gjë që ne gjithashtu besojmë fuqimisht është në interesat më të mira afatgjata të Mbretërisë së Bashkuar.”

"Deklarata më e fundit e JLR veç konfirmon pozicionimin se rritja e burokracive si pasojë e Brexit, ul produktivitetin dhe konkurueshmërinë e industrisë britanike që nuk është në interesin e askujt."

Ashtu si Halewood dhe Solihull, edhe JLR ka një fabrikë prodhimi në Castle Bromwich, Birmingham ku prodhon makinat e saj Jaguar.

Vitin e kaluar, ajo prodhoi më shumë se 600,000 makina, 20% e të cilave u shitën në Europë, një prej tregjeve të saj më të mëdha.

JLR është shprehur se ka shpenzuar 5.67 miliard paund me furnizuesit britanikë të prodhimit të pjesëve gjatë vitit të kaluar financiar, ashtu si ka shpenzuar 5.37 miliard paund me bizneset e ndodhura në BE.

Analizë:

Simon Jack, redaktori për biznesin në BBC

JLR mund të jetë një kompani me zotërim indian, por është brand dhe siç e thekson kompania ajo e ka zëmrën dhe shpirtin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo punëson 40,000 persona në mënyrë direkte dhe 260,000 punojnë në zinxhirët e furnizimit. Paralajëmrimi i JLR është të ndjekë qasjet e Airbus, BMW dhe Nissan të cilët njëzëri janë shprehur se investimet e mëtejshme në Mbretërinë e Bashkuar janë "nën vlerësim" dhe mund të anulohen nëse vendi e lë Bashkimin Europian pa një marrëveshje që të sigurojë tregtinë e lirë të pafrustruar në dëm të kompanive.

Zëra të brendshëm të JLR thonë se 80 miliard paund të parashikuara për tu investuar në pesë vitete e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar "mund të humbasin".

Ndërhyrja e një punëdhënësi kaq të madh – që në shumë mënyra perceptohet drejt më shumë britanik se BMW, Airbus dhe Nissani – mund të ushtrojë më shumë presion tek qeveria përpara mbledhjes së të premtes. Në këtë takim, biznesi shpreson që qeveria më në fund do të preferojë versionin e marërdhënieve të ardhshme ekonomike të Britanisë me tregun më të madh të saj.

Sekretari për Biznesin Greg Clark tha se qeveria ishte e  "vendsour" që të siguronte JLR që "të vazhdojë të shkëlqejë dhe të investojë në Britani".

Paralajmërimet e Jaguar Land Rover ndjekin deklaratat e njëjta të  BMW dhe Airbus. Megjithatë, Sekretari për shëndetësinë Jeremy Hunt i ka quajtur këto paralajmërime "tërësisht të pavenda".

Ndërkohë, British Consortium  (BRC) ka paralajmëruar në një letër drejtuar Kryeministres Theresa May dhe kryenegociatorit të BE-së Michel Barnier se mosarritja e një marrëveshjeje për të siguruar tregtinë e lirë do të rezultojë në vonesa doganore për produktet që prishen.

BRC tha se 1/3 e ushqimit të konsumuar në Britaninë e Madhe importohet nga Bashkimi Europian./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë