Ne rrjet

Italia dhe 6 vende të BE: Negociatat me Shqipërinë deri në mars 2020

Italia dhe gjashtë vende të tjera të Bashkimit Europian kërkojnë nga Komisioni Europian që "të përgatisë konkretisht propozime për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit" të Ballkanit Perëndimor "deri në janar të vitit 2020".

Sipas ANSA, Roma zyrtare, konkretisht Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, dhe gjashtë vende europiane, Austria, Kroacia, Polonia, Republika Çeke, Sllovenia dhe Sllovakia, i kanë dërguar një letër presidentit të ekzekutivit Europian, Jean-Claude Juncker, në të cilën shkruhet: "Është e vërtetë që procesi i pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE po vazhdon ngadalë dhe në mënyrë të parregullt", por procesi "duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme".

Në letër shkruhet gjithashtu se “ata janë të gatshëm për t'u angazhuar në mënyrë konstruktive" për të një reformë zgjerimi të BE-së, me qëllim fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë brenda marsit të vitit 2020”.

Pas dramës me negociatat në Bruksel, Italia është zotuar ta hapë sërish “dosjen” e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryeministri italian Xhuzepe Konte nuk i ka kursyer kritikat për presidentin francez Emmanuel Macron duke thënë se Parisi po bën një gabim historik. Konte ka deklaruar se do të propozojë që hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të rifillojnë në nëntor.

Kryeministri italian, Xhuzepe Konte, Gazeta "Si", nentor 2019

Duke kundërshtuar vendimin e Macron, Kryeministri Konte është shprehur se “brezat shqiptar janë rritur duke pritur të hyjnë në Europë”.

“Ëndrra e tyre është të bëhen pjesë e BE-së”, u shpreh Konte përpara gazetarëve. “Me vjen shume keq. Me vjen shume keq. E provova. Prandaj edhe nuk morëm një vendim tani”, deklaron kreu i qeverisë fqinje.

Konte tregoi se personalisht ishte shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, duke iu referuar të rinjve që studiojnë në Itali, pasi përpara se të zgjidhej kryeminisër, ai punonte si profesor pranë disa universiteteve në Romë.

“Ata kanë bërë përpjekje të mëdha. Italia do të jetë gjithmonë pranë tyre”, deklaroi kryeministri Konte.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë