Sport

Ish-kampioni i botës, Majk Tajson do votojë për herë të parë 54 vjeç

Legjenda e boksit botëror, Majk Tajson, do të votojë për herë të parë në moshën 54-vjeçare. Amerikani e kishte humbur të drejtën e votimit për shkak të disa veprave penale dhe të dënimit në vitin 1992 për akuza të ndryshme, mes të cilave edhe ajo e përdhunimit.

Këto akuza i kushtuan ish-boksierit të famshëm dënimin me 6 vite burg, që më pas u shkurtuan në 3 vite. Ish-kampioni i botës për peshat e rënda e ka pritur lajmin se mund të votojë me shumë kënaqësi dhe këtë e ka shprehur në profilin e tij zyrtar në Tuiter, ku shkruan:

Majk Tajson, kur ushtronte sportin e boksit. Gazeta Si, 23 shtator 2020

"Do të jetë hera e parë në jetë për mua që do votoj. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta bëja një gjë të tillë, për shkak të precedentëve të mi të mëparshëm penalë. Jam krenar që më në fund do të votoj”. Majk Tajson do të votojë falë një ligji në Nevada. Shteti ku ai është rezident u ka dhënë të drejtën e votimit edhe të dënuarve me burg vitet e mëparshme. Përjashtim bëjnë vetëm ata që janë liruar nga burgu pas vitit 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë