Ekonomi

Instituti kanadez Fraiser: Shqipëria e 32-ta për lirinë ekonomike

Sabina Veizaj-Shqipëria renditet e 32 për lirinë ekonomike mes 42 shteteve shumë të lirë ekonomikisht dhe 162 shteteve të marra në studim në tërësi. Shqipëria ruan në renditje të njëjtin pozicion me vitin e kaluar, por është përmirësuar me 10 pozicione krahasuar me raportin e 2016-ës.

Raporti vjetor i Lirisë Ekonomike publikohet nga Instituti Kanadez Fraser dhe mat lirinë ekonomike - aftësinë e individëve për të ndërmarrë vendimet e veta ekonomike - duke analizuar politikat dhe institucionet e 162 vendeve dhe territoreve. Kriteret matëse përfshijnë rregullimin, lirinë për të tregtuar ndërkombëtarisht, madhësinë e qeverisë, sistemin e shëndoshë ligjor të drejtat e pronësisë, shpenzimet qeveritare, efiçencën dhe efikasitetin e mbledhjes së taksave dhe tatimeve, etj.

Hong Kongu dhe Singapori janë sërish edhe një herë vendet më të lira në botë në aspektin e juridiksionit për liri ekonomike dhe Shtetet e Bashkuara janë rikthyer në krye të 10 vendeve më të lira.

Struktura e Indeksit të Lirisë Ekonomike

Sipas raportit, Indeksi mat nivelin e lirisë ekonomike të pranishme në pesë fusha kryesore: [1] Madhësinë e qeverisë, [2] Sistemin ligjor dhe të drejtat e pronësisë, [3] Paranë e shëndoshë [4] Lirinë e të tregtuarit ndërkombëtarisht, dhe [5] Rregullimi i kreditimit, punës dhe biznesit.

Brenda pesë zonave kryesore, në indeks janë 24 përbërës. Shumë nga komponentët janë vetë të përbërë nga disa nën-komponentë. Në total, indeksi përfshin 42 ndryshore të dallueshme. Çdo komponent (dhe nënkomponent) vendoset në një shkallë prej 0 deri në 10 që pasqyron shpërndarjen e të dhënave bazë.

Fusha 1: Madhësia e Qeverisë fokusohet në atë se si shpenzimet qeveritare dhe normat e taksave ndikojnë në lirinë ekonomike.Vendet me nivele të ulëta të shpenzimet qeveritare si pjesë e totalit, një sektor ndërmarrjesh më të vogla qeveritare, dhe normat e ulëta tatimore margjinale fitojnë vlerësimet më të larta në këtë fushë.

Fusha 2: Sistemi Ligjor dhe të Drejtat e Pronësisë fokusohet në rëndësinë e sistemit ligjor

si një përcaktues i lirisë ekonomike. Mbrojtja e personave dhe e drejta e tyre ndaj pronës është një element qendror i lirisë ekonomike.

Zona 3: Paraja e shëndoshë fokusohet në rëndësinë e parave dhe stabilitetin e çmimeve relative në procesin e shkëmbimit.

Fusha 4: Liria e të tregtuarit  ndërkombëtarisht fokusohet në shkëmbimin tregtar përtej kufijve kombëtarë. Kur qeveritë vendosin kufizime që zvogëlojnë aftësinë e banorëve të tyre për t'u angazhuar në shkëmbime vullnetare me njerëz në vende të tjera, liria ekonomike zvogëlohet.

Përveç Hong Kongut dhe Singaporit, Tajvani (12) gjithashtu është përmirësuar në

renditje krahasuar me vitin e kaluar kur renditej i 15-i..

"Qytetarët në Kinë vazhdojnë të jenë shumë më pak të lirë ekonomikisht sesa qytetarët  e pothuajse të gjitha juridiksioneve dhe vendeve brenda rajonit, "tha McMahon kryesuesi in studimit.

10 vendet me renditje më të ulët përsa i përket lirisë ekonomike janë Sudani, Guinea-Bissau, Angola, Afrikës Qendrore, Republika e Kongos, Siria, Algjeria, Argjentina, Libia dhe vendi i fundit Venezuela. Disa vende të tilla si Koreja e Veriut dhe Kuba nuk mund të renditen për shkak të mungesës së të dhënave.

Vendet në listën e 42 vendeve me liri më të madhe ekonomike (25 përqind) (si Britania, Japonia dhe Irlanda) kishin një të ardhur mesatare për frymë prej 40,376$ amerikanë në krahasim me vitin 2016, kurse vendet me liri më të vogël ekonomike kishin një mesatare për frymë prej  5,649 dollarë amerikanë (si Venezuela, Irani, Mali i Zi dhe Zimbabve). Jetëgjatësia rezulton në 79.5 vjet në vendet më të lira ekonomikisht dhe 64.4 vjet në në ato më pak të lira.

"Ku njerëzit janë të lirë të ndjekin mundësitë e tyre dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre,

ato udhëheqin një jetë më të begatë, më të lumtur dhe më të shëndetshme ", tha McMahon.

Instituti Fraser prodhon raportin vjetor të Lirisë Ekonomike të Botës në

bashkëpunim me Rrjetin e Lirisë Ekonomike, një grup hulumtimi të pavarur

dhe institute arsimore në gati 100 vende dhe territore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë