Drejtësia

Shisnin drogë tek të rinjtë në Sarandë e Delvinë, 16 persona dërgohen në gjyq

Nga Gazeta Si- 16 persona janë dërguar në gjyq të akuzuar kryesisht për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Sipas organit të akuzës në Sarandë, pas një hetimi njëvjeçar u dokumentua aktiviteti i një grupi personash që shpërndanin lëndë narkotike në qytetet e Sarandës dhe Delvinës, kryesisht te të rinjtë.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se tre prej të pandehurve akuzohen edhe për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatuan nën efektin e lëndëve narkotike në momentin e ndalimit nga policia.

Mes personave të dërguar në gjyq janë J.I., M.H., P.B., E.H., M.D., O.A., F.A., Xh.M., S.M., D.Q., E.T., A.C., E.D., V.K., E.A. dhe A.Ç., të akuzuar për vepra të ndryshme që lidhen me narkotikët, armëmbajtjen pa leje dhe drejtimin e automjeteve nën efektin e lëndëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë