Gazeta Si - Pas mbylljes së seancës parlamentare dhe largimit të deputetëve mes kaosit dhe tymit, Policia e Tiranës ka mbërritur në Kuvend për të nisur mbledhjen e provave dhe fakteve për shkatërrimin e pronës publike që është salla e seancave plenare.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se i pranishëm në sallën e Kuvendit ka qenë edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
Ky vperim mund të çojë në të tjera kallëzime penale ndaj deputetëve të përfshirë në këto shkatërrime pas padisë ndaj Bledjon Nallbatit për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tij socialist, Vullnet Sinaj.
Sipas të njëjtave burime, verifikim do të ketë për hedhjen e tymueseve dhe aktet e dhunës në sallë. Ende nuk janë percaktuar akuzat konkrete që do të ngrihen, apo emrat e deputetëve që do të jenë në verifikim.
Në seancën e kësaj të enjteje, ka qenë deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili ka hedhur 2 tymuese nga foltorja e Parlamentit. Seanca plenare e ditës së sotme zgjati vetëm 25 minuta për shkak të kaosit dhe tensioneve.
Ndërkohë, që në fillim të senacës janë parë pranë Kuvendit forca të shtuara policie. Ndërsa Garda ka qenë gjithë kohën në gatishmëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.