Kinema

In Memoriam/ Bertolucci, i fundmit perandor i kinemasë intelektuale

Ndryshe nga bashkëkohësit e tij italianë të valës së re, Bertolucci bëri një kalim të suksesshëm në prodhimet në shkallë hollivudian. Foto: Sarah Lee/Guardian

Andrew Pulver/ The Guardian - Bernardo Bertolucci, regjisori italian, fitues i shumë çmimeve, i famshëm për filmat e tij si “Tangoja e fundit në Paris”, “Perandori i Fundit” dhe “Ëndërrimtarët”, ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Kishte më shumë se një dekadë, i dorëzuar në karrigen me rrota, pas një operacioni në hernien diskale më 2003-shin, që rezultoi i pa sukses dhe e bëri të paaftë të ecte. Një karrierën e tij kinematografike, që zë fill në fillim të viteve ’60, Bertolucci u bë një figurë kyçe në të jashtëzakonshmen valë të re italiane (bashkë me Antonioni-n, Fellini-n dhe Pasolini-n) por, ndryshe nga këta, ai bëri një kalim të suksesshëm në kinemanë e nivelit hollivudian me “Perandori i fundit” , realizuar më 1987-ën e që fitoi nëntë çmime “Oscar”, përfshi edhe fotografia më i mirë dhe regjia më e mirë, për Bertolucci-in.

Skenë nga filmi "Perandori i fundit", i regjisorit Bernardo Bertolucci. 


Bertolucci u lind në Parma, më 1941-shin, i biri i një poeti dhe një mësueseje dhe, u rrit në atmosferën letrare dhe artistike. I ati, Attilio-ja ishte mik me Pier-Paolo Pasolini-n, atëkohë romancier dhe poet dhe Pasolini e punësoi 20-vjeçarin Bertolucci, si asistent në debutimin e vitit 1961-shit, “Accattone”. Kjo rezultoi të ishte edhe prezantimi i madh i Bertolucci-it me kinemanë: Pasolini e ndihmoi më tej, duke e rekomanduar si skenarist për “La Commare Secca”, që u bë edhe debutimi regjisorial i Bertolucci-t, më 1962-shin. Bertolucci vijoi kontributin si shkrimtar dhe njeri i ideve edhe për legjendaren spaghetti western të Sergio Leones “Once Upon a Time in the West”. Por karriera e tij regjisoriale shpërtheu me “Përpara Revolucionit” (1964), një rrëfenjë e vendosur në Parma e një marrëdhënieje të një studenti marksist me teton e tij dhe, filmi me ndikim të madh “Konformisti” (1970). Të dy hodhën themelet e angazhimit të Bertolucci-t me politikën majtiste. “Jetoja në një lloj ëndrre të komunizmit” , do të vërente më vonë.

https://www.youtube.com/watch?v=TrRoV0smaJg


“Konformisti” do të shënjonte edhe fillimin e bashkëpunimit të Bertolucci-t me kineastin Vittorio Storaro (i cili kishte qenë operator në Përpara Revolucionit). Së bashku, dyshja do të krijonte një sërë kryeveprash vizualisht joshëse, si “Dredhia e Merimangës” (1970), “Tangoja e fundit në Paris” (1972) dhe “1900” (1976).

Bertolucci në sheshxhirim 

“Tangoja e fundit në Paris”, ku interpretojnë Marlon Brando dhe Maria Schneider, i dha famë ndërkombëtare Bertolucci dhe i mundësoi rekrutimin e një kaste aktorësh me profil të lartë si Robert De Niro, Gérard Depardieu dhe Burt Lancaster, për filmin e tij legjendar prej treqind minutash, “1900” .

https://www.youtube.com/watch?v=eLNfHLL_myg


“Perandori i fundit” , i mbështetur nga producenti britanik Jeremy Thomas, u bë filmi më i vlerësuar me çmime i Bertolucci-t, me kineastët që kishin siguruar një leje të paprecedentë për të filmuar brenda Qytetit të Ndaluar, të Pekinit. Me një sukses të një shkalle të tillë, Bertolucci qëndroi me Thomas-in dhe punuan për realizimin e filmave si “Qielli Strehues ”, “Duke vjedhur bukurinë” dhe “Ëndërrimtarët”. Në këtë të fundit, Bertolucci iu kthye përzierjes së politikës së rëndë me erotikën, me të cilën kishte lënë vulën e tij, dekada të shkuara.

https://www.youtube.com/watch?v=o35Z4ue0BPI


Megjithatë, në një fushatë pararendëse të lëvizjes #MeToo, më 2016-ën shpërtheu një debat mbi shkallën e miratimit që aktorja Maria Schneider kishte dhënë për skenën aq të përfolur të “gjalpit” në filmin “Tangoja e fundit në Paris”, pasi kishte dalë një video ku Bertolucci pranonte se ai dhe Brando nuk e kishin informuar plotësisht aktoren rreth hollësive të skenës sëpropozuar.

Bertolucci dhe Marlon Brando 

Filmi i fundit artistik i Bertolucci-t ishte “Unë dhe Ti”, i përshtatur nga një roman i Niccolò Ammaniti. Regjisori ishte i martuar prej vitit 1978 me kineasten Clare Peploe, por nuk kishin fëmijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë