Futboll

Igli Tare, drejtori sportiv më i nënvlerësuar!

Ka disa sezone që Lacio është shndërruar në një skuadër të qëndrueshme, që kur bëhet fjalë për një vend në Ligën e Kampionëve është gjithmonë në garë në Serinë A.

“Bardhekaltërit”, pavarësisht se kanë shitur mjaft lojtarë kanë ditur që të ruajnë ekuilibrin, falë punës së trajnerit Simone Inzaghi, por më shumë falë intuitës dhe zotësisë së drejtorit sportiv, Igli Tare.

Pikërisht emri i Tares është bërë pjesë e një analize të Robert Donatos, që e cilëson atë drejtorin sportiv më të nënvlerësuar në Serinë A dhe ndoshta në gjithë Europën.

“Tare është drejtor sportiv i Lacios që prej vitit 2008 dhe nën drejtimin e tij skuadra ka fituar dy Kupa të Italisë dhe po kaq Superkupa. Tare ka punuar pa u lodhur për të afruar në skuadër elementë cilësorë, por me çmime të ultaw dhe ja ka dalë mbanë që ta shndërrojë skuadrën në një konkurruese të përhershme për një vend në Ligën e Kampionëve”, thotë Donato.

Por, cilat janë goditjet më të bujshme të merkatos së Tares? Donato rendit 5 të tilla.

5 – Lucas Biglia. U ble nga Lacio në vitin 2013 për 8.4 milionë euro nga Anderlehti. Argjentinasi u përdor si shkatërrues para mbrojtjes dhe për Lacion luajti 133 ndeshje duke shënuar 16 gola në të gjitha kompeticionit. Në vitin 2017, Tare e shiti Biglian për një shumë sa dyfishi i asaj që u ble katër sezone më parë. 17 milionë euro pagoi Milani për të marrë shërbimet e tij. Zëvendësimi ishte një goditje akoma më perfekte. Tare afroi Lucas Leiva, një ndër lojtarët më të mirë të bardhekaltërve këtë sezon, që u ble për 5.7 milionë euro.

4 – Antonio Candreva. Në 2012 u mor në formë huazimi nga Udineze. Një vit më vonë, Tareë e bleu për 8.2 milionë euro. Luajti 192 ndeshje me Lacion duke shënuar 45 gola dhe dhënë po 45 asiste në të gjitha kompeticionet. Fitoi Kupën e Italisë me Lacion në vitin 2013, para se të shitej Interit për 22 milionë euro.

3 – Sergej Milinkoviç-Saviç. Është blerja më e shtrenjtë e Lacios nën drejtimin e Tares. Serbi u ble në 2015 për 18 milionë euro nga Genku në Belgjikë. Por, ky sezon provoi që janë para të investuar shkëlqyeshëm. Në 45 ndeshje ka shënuar 13 gola dhe dhënë 9 asiste. Kjo ka bërë që vlera në merkato t’i katërfishohet. Sipas transfermarket.com, Milinkoviç-Saviç sot kushton të paktën 70 milionë euro.

2 – Ciro Immobile. Ishte basti i Igli Tares. U largua nga Italia drejt Dortmundi fill pasi u shpall golashënues i Serisë A me Torinon. Në Gjermani nuk u përshtat dhe më shumë qëndroi në stol se në fushë. Dortmundi e shitit tek Sevilja. Por, as në Spanjë nuk arriti që të gjejë formën e duhur. Tare e bleu nga spanjollët për 9.45 milionë euro në 2016. Basti u fitua! Sot, Immobile është golashënuesi i 7 më i mirë i të gjitha kohërave për Lacion dhe këtë e ka arritur vetëm në dy sezone. Sezoni që është në prag mbylljeje është më i miri për të, me 41 gola në 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u bërë pjesë e garës europiane për “Këpucën e Artë” me emra si Salah, Messi apo Lewandowski.

1 – Miroslav Klose. Një tjetër bast i fituar i Igli Tares. Në 2011, kur gjermani u mor nga Bajerni i Mynihut në një operacion me 0 kosto, të gjithë ishin skeptikë. Klosi ishte 33 vjeç dhe për shumë ishte “i mbaruar”. Tare dhe Klose u provuan të kundërtën. Në 171 ndeshje, ai shënoi 63 gola dhe dha 35 asiste dhe Lacio u bë skuadra me të cilën kishte shënuar më shumë në gjithë karrierën e tij. U tërhoq në vitin 2016, 5 vite më vonë.

New method to detect falsified medicines


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë