Propozim i SI

I nxehti i Vezuvit ia ktheu trurin në qelq, si “avulluan” viktimat e vullkanit në Pompe

Nxehtësia e krijuar nga shpërthimi shkatërrues i Malit Vezuv, në vitin 79 pas Krishtit, ishte aq intensive saqë shndërroi trurin e një prej mijëra viktima në qelq. Një ekip arkeologësh kanë zbuluar mbetjet e vitrifikuara të njërit prej viktimave, i cili besohet se është një i ri 25-vjeçar. Brenda kafkës së tij u gjet një material i zi (truri) dhe me shkëlqim. Gjithashtu ata zbuluan një masë të fortë, si sfungjer i ngurtësuar deti, brenda eshtrave të kraharorit të viktimës; çka sugjeron se për shkak të nxehtësisë së madhe, dhjami i trupit, indet e buta dhe lëngjet trupore kishin avulluar dhe më pas ishin ngurtësuar shumë shpejt nga një rënie e shpejtë e temperaturës.

Një masë e solidifikuar si ajo e një sfungjeri të ngrirë, në brendësi të eshtrave të njërit prej viktimave.
Mali Vezuv, prej vitit 2008 është i fjetur

Mbetjet njerëzore u zbuluan për herë të parë gjatë viteve 1960, në Herkolanum, një qytet pranë Pompeit, gjithashtu i rrafshuar nga shpërthimi i vullkanit.
Pier Paolo Petrone, drejtuesi i studimit arkeologjik, tha se “ky është një zbulim i rrallë, pasi për herë të parë gjehen mbetje trupore njerëzore, në një formë të tillë; çka sugjeron se ato janë shndërruar në formë si pasojë e një temperature prej të paktën 510 gradësh celsius, prodhuar nga shpërthimi vullkanik”.

Një aspekt që e bën Herkolanon interesant në krahasim me Pompein, është vendndodhja e tij në lidhje me malin e Vezuvit, pasi largësia u dha disa banorëve kohë dhe mundësi për të shpëtuar.

Ekspertët besojnë se, për shkak të pozicionit si është gjetur viktima, ai mund të ketë qenë duke fjetur në momentin kur shpërthimi katastrofik shfarosi qytetin. Sipas Petrones, mendohet se viktima mund të ketë qenë kujdestar i një ndërtese të ngritur për adhurimin e një ish-perandori.

Vullkani në Malin Vezuv shpërtheu në vitin 79 Pas Krishtit, duke varrosur qytetet e Pompeit, Oplontis dhe Stabias nën hirin dhe fragmentet shkëmbore, si edhe qytetin e Herkolanos nën një shtresë të trashë mbetjesh vullkanore.

“Vura re diçka që shkëlqente brenda kafkës, ndërsa ekzaminonim trupin e të riut. Për shkak se mbetje të tilla i gjetëm vetëm brenda kafkës, arritëm në përfundimin se bëhej fjalë për trurin e viktimiës, i cili tashmë ishte shndërruar në qelq; diçka që nuk është gjetur asnjëherë midis viktimave të këtij shpërthimi shkatërrues”, tha Petrone. Sipas tij, viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme, kur gazrat e mbinxehur, hiri dhe fragmente shkëmbinjsh mbuluan Pompein.
Ekipi i studiuesve mendon se temperaturat mund të kenë arritur deri në 520 gradë celsius, sipas provave me karbon të bëra mbi drurë të gjetur përreth. Ndërsa rrugët e Pompeit u varrosën nën një shtresë prej 4-6 metra hiri dhe mbetjesh shtufi, Herkolano u godit nga prurjet piroklastike, retë e ndezura të gazit dhe mbeturinave të shpërthimit. Shumë prej banorëve të këtij qyteti të pasur bregdetar, arritën të evakuuohen para shpërthimit fatal, por të paktën 340 njerëz u zhdukën pasi strehuan në hambarët që shërbenin për të mbajtur varkat dhe në plazh.

“Kopshti i të Arratisurve” tregon trupat e 13 viktimave që u varrosën nga hiri, ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga shpërthimi i vullkanit.

Një aspekt që e bën Herkolanon interesant në krahasim me Pompein është vendndodhja e tij në lidhje me malin e Vezuvit, pasi largësia u dha disa banorëve kohë dhe mundësi për të shpëtuar. /The Guardian

Trupi i pietrifikuar i një qeni, nga Shtëpia e Orfeut, në Pompei, viti 79 Pas Krishtit. Rreth 30,000 njerëz besohet se gjetën vdekjen në kaos, ndërsa trupat e tyre ende vazhdojnë të zbulohen edhe sot.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë