Rend dhe Ligj

I kërkoi ryshfet shoferit për të shmangur gjobën, përjashtohet polici i Rrugores

Gazeta Si - Një punonjës i Policisë Rrugore është përjashtuar menjëherë nga radhët e Policisë së Shtetit, pasi i kërkoi një shoferi para në këmbim të mosvendosjes së gjobës.

Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Rasti u regjistrua në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, ku një punonjës policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor Hysen M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të policisë inspektor Hysen M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë